LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E kërcënuan me armë/ I riu i shpëton grabitjes

1 Shtator 2018, 21:19, Aktualitet CNA
E kërcënuan me armë/ I riu i shpëton grabitjes

Persona të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin 23 vjeçarin me iniciale A.P në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja është regjistruar në rrugën Hamil Sulaj në Fier, në momentin që i riu po udhëtonte me makinën e tij tip ?Opel?, të marrë me qera.

Mësohet se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë

Në datë 01.09.2018, shtetasi A.P, 23 vjeç, banues në Baltëz, kallëzon se rreth orës 04.00, në aksin rrugor Hamil-Sulaj, në afërsi të fshatit Sulaj, ka qënë duke lëvizur me një mjet tip ?Opel? të marrë me qera ku persona të paidentifikuar kanë tentuar ta vjedhin nën kërcënimin e armës. Nga kqyrja e vendngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjes së ngjarjes. /CNA.al

Lajmet e fundit nga