LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzohet për vrasjen e 28 vjeçarit/ Shqiptari del përpara gjykatës

1 Shtator 2018, 18:58, Aktualitet CNA
Akuzohet për vrasjen e 28 vjeçarit/ Shqiptari del përpara

Një 29 vjeçar shqiptar ka dalë para një gjykate në Australi, nën akuzën e e vrasjes.

Albert Biba është i dyshuari kryesor për vrasjen e 28 vjeçarit Andrew Toumayan në Melbourn, rreth 5 muaj më parë, raportojnë mediat britanike.

Anglishtja e Bibës nuk është shumë e mirë, për këtë arsye nevojitet ndihma e një përkthyesi.

Avokati i shqiptarit, i tha gjykatës se Biba nuk kishte qenë i dënuar më parë.

Mësohet se Biba do të dalë sërish para gjykatës më datë 5 shtator.

Sipas policisë, Biba ishte në ndjekje për disa muajsh për kultivim lëndësh narkotike./CNA.al

Lajmet e fundit nga