LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdekja e 56-vjeçares në Durrës/ Zbardhet dëshmia tronditëse

31 Gusht 2018, 09:01, Aktualitet CNA
Vdekja e 56-vjeçares në Durrës/ Zbardhet dëshmia

Një dëshmi tronditëse vjen nga Durrësi, pas ndërrimit jetë të një 56-vjeçareje, tre ditë më parë.

Familjarët e 56-vjecare, Ervehe Dedej, e cila ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, ka denoncuar mjekët e urgjencës për neglizhencë.

Familjarët pretendojnë se bluzat e bardha nuk kanë kryer misionin e tyre dhe për pasojë motra e tij ka ndërruar jetë në duart e tyre.

Albert Doko thotë se motra e tij 56-vjecare, Ervehe Dedej kishte shkuar në urgjence pasi kishte kapërdirë një sasi medikamentesh dhe për tre ore me radhë nuk është vizituar nga mjeket. Sipas tij, bluzat e bardha nuk u angazhuan aspak në këtë rast, pasi motra e tij ishte bërë me baltë teksa ishte rrezuar në një kanal në zonën e Porto Romanos.

Krahas denoncimit publik, Doko thotë se do bëjë denoncim edhe në policinë e Durrësit me qellim që kjo e fundit të nisi hetimet për rastin në fjalë.

Nga ana tjetër, jashtë kamerave, mjeket deklarojnë se rasti është trajtuar me përkushtim maksimal, por për fatin e keq pacientja ka ndërruar jete.

Lajmet e fundit nga