LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U dhunua barbarisht 18 muaj më parë/ Gazetari jep alarmin, këtu duhet të të vrasin që të kapen autorët

31 Gusht 2018, 13:17, Aktualitet CNA
U dhunua barbarisht 18 muaj më parë/ Gazetari jep alarmin, këtu

Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo u dhunua bararisht në mes të Tiranës rreth një vit e gjysëm më parë,  dhe sot jo vetëm që nuk është zbardhur ngjarja, por për më tepër prokuroria ka pushuar hetimet në lidhje me çështjen në fjalë.

Pas këtij vendimi skandaloz të organeve të drejtësisë, gazetari Fundo ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale.

Pas dhunes dhe mos zbardhjes se ngjarjes nga policia, gazetari Fundo ?zbulon? bashkëfajtorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Në postimin e tij, ai thekson se ?Bandat dhe mafia kanë kapur çdo gjë në këtë vend, qeverinë, opozitën, policinë e prokurorinë. Të gjithë janë bashkëautorë në krim dhe fshehjen e tij.?.

?Pas dhunës dhe mos zbardhjes së ngjarjes nga policia.
Pas mbështetjes nga Basha të segmenteve të krimit dhe drogës, që dyshohen për rastin tim.
Pas heshtjes te Fatmir Xhafës dhe mungesës së vullnetit nga qeveria për kapjen e autorëve dhe urdhëruesit.
Pas servilizmit të Ramës e Metës ndaj krimit.
Pas isos që mbajnë ndaj krimit qerosat dhe beqirat e partive.
Pas 18 muaj prokuroria ashtu siç pritej pezullon hetimet.
Përgjegjës policia e prokuroria që i vendosi vulën.
Bandat dhe mafia kanë kapur çdo gjë në këtë vend, qeverinë, opozitën, policinë e prokurorinë. Të gjithë janë bashkë autoë në krim dhe fshehjen e tij.
E në Shqipëri në këtë e quajmë shtet.

Konica kishte të drejtë, shumë aktuale.?-shkruan Fundo në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga