LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi për projektet e reja turistike/ Rama “shuplakë” kryebashkiakes së Bashës  

31 Gusht 2018, 09:52, Aktualitet CNA
Takimi për projektet e reja turistike/ Rama

Gjatë një takimi që ka zhvilluar paraditen e sotme me kryebashkiakët dhe prefektët për të diskutuar mbi projektet e reja turistike që do të ofrojnë bashkitë, kryeministri Rama ka thumbuar kryebashkiakët e djathtë.

Kreu i qeverisë shprehu keqardhje që disa prej kryebashkiakëve demokratë nuk ishin të pranishëm në këtë takim.

?S?dua të bëj politikë, por më vjen keq që s?janë të pranishëm kryebashkiakët e PD, ndërkohë që flasim për një temë të përbashkët, s?ka arsye të kemi ndarje politike.?-u shpreh Rama.

Ndërsa përmendi edhe një rast konkret nga Shkodra, Rama ka kritikuar edhe kryebashkiaken Ademi.

?Një sipërmarrës në Velipojë më tha si I ishin ulur taksat, por në rrugë síshte hedhur asnjë lopatë me rërë. Kjo është këmbanë për Bashkinë e Shkodrës. Secili mund të dëgjojë për këmbana të tilla në të gjithë territorin. Duke pasur vetëdijen se sa shumë janë nevojat tuaja duhet të shohim bashkërisht mundësinë që të bëjmë ndërhyrje të zgjuara?-tha ndër të tjera kreu i qeverisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga