LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ Flasin familjarët e gazetares

31 Gusht 2018, 14:10, Aktualitet CNA
Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ Flasin familjarët e gazetares

Një ditë pas të shtënave me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, në Laknas, fshat pak kilometra larg Tiranës, vihet re një prani e madhe policësh si dhe oficerësh që po hetojnë ngjarjen.

Në shtëpinë e gazetares Lala ka njerëz. Babai është i ulur në verandën e shtëpisë, me dy oficerë policie që e pyesin për detaje, shkruan Top Channel.

Antoneta Lala, motra e Klodianës, thotë: ?Ky sulm nuk ka lidhje me babain apo me mua. Mendoj se ka lidhje me motrën sepse nuk është hera e parë që ndodh. Ka pasur edhe kërcënime të tjera?.

U aludua se ngjarja lidhet me detyrën e të vëllait të gazetares, Rexhepit, i cili ka punuar prej 4 vjetësh si specialist në burgun e Fushë-Krujës dhe prej 3 javësh si jurist në burgun e Krujës. Por, për familjarët e saj ky variant nuk qëndron.

?Nuk e di se çfarë aludojnë mediat, por im vëlla nuk ka pasur probleme kurrë?, thotë Antoneta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes. Po atë natë, shumë afër familjes Lala zhvillohej edhe një dasmë dhe të shtënat u mendua se vinin prej andej.

?Babai doli jashtë për të parë, por është errësirë këtu. Më vonë babai ka parë gëzhojat?, tregon motra e gazetares.

Antoneta tregon se në shtëpi kishte shumë njerëz atë natë: ?Dy vajzat e Klodianës, babai, nëna dhe dy mysafirë. Nuk mendoj se kanë dashur të vrasin njeri, pasi po të donin, do të kishin vrarë?.

Familja Lala ka 20 vjet që jeton në Laknas: ?Nuk kemi frikë, nuk i kemi kujt borxh, kështu që nuk do të largohemi këtu. Vetëm u kërkoj që të mos krijojnë terror te fëmijët?.

Banorët e fshatit shprehin shqetësim dhe pasiguri për jetën, pas kësaj ngjarjeje.

?Nuk është e sigurtë jeta kështu. Të të vijë tjetri me armë te dera, është e frikshme?, thonë banorët.

Lajmet e fundit nga