LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skema për pastrimin e parave/ Rama dhe Veliaj kapen mat

31 Gusht 2018, 17:21, Aktualitet CNA
Skema për pastrimin e parave/ Rama dhe Veliaj kapen mat

Partia Zgjidhja, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me rritjen me 65% të lejeve të ndërtimit në krahasim me 6 mujorin e kaluar.

Në reagim thuhet se kjo shifër nuk është surprizë, pasi mafia e kullave po investon paratë e krimit dhe drogës në betonizimin e Tiranës dhe zonave bregdetare.

Kjo konfirmohet edhe nga raporti i Bankës së Shqipërisë, e cila shprehet se ekspansioni i ndërtimeve, nuk është financuar nga kreditë bankare.

Më tej në reagim akuzohet kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët sipas Zgjidhjes, po pastrojnë paratë e pista të drogës me veprimtarinë e ndërtimit.

Postimi i plotë

NSTAT-i konfirmoi se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 numri i lejeve të dhëna për ndërtim arriti në 498 me një rritje prej 65 për qind në krahasim me 6-mujorin e vitit të kaluar. Në krye është bashkia e Tiranës, me 164 leje në gjashtëmujorin e parë, apo 61 për qind më shumë se një vit më parë.
Këto shifra nuk janë suprizë për partinë ZGJIDHJA, e cila ka deklaruar se mafia e kullave po investon paratë e drogës dhe të krimit në betonizimin e Tiranës dhe të zonave bregdetare. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë, e cila thotë se ekspansioni i ndërtimeve, kryesisht për biznes, nuk është financuar nga kreditë bankare. Askush nuk merr dot leje pa u paguar nën dorë shuma marramendëse sekserëve të qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës.
ZGJIDHJA e ka deklaruar edhe më herët se Rama dhe Veliaj po pastrojnë me klientët e tyre paratë e pista të drogës dhe të korrupsionit në valën tjetër të betonizimit të vendit. Ata nuk kanë ndërmend të kursejnë as godinën e Teatrit Kombëtar ku kanë planifikuar prej kohësh që të ndërtojnë 7 kulla dhe mazhoranca ka vendosur që ta sjellë në nisje të sesionit të ri të Kuvendit ligjin që shemb teatrin. Por ata, bashkë me klientët e tyre nuk do t?i gëzojnë këto para që u janë marrë shqiptarëve me forcën e pushtetit. ZGJIDHJA do të aplikojë tatime të jashtëzakonshme dhe masa ligjore të posaçme për të gjithë klientët që kanë përfituar në rrugë korruptive e në lidhje të shkurtra me qeverinë e sotme. Të gjitha fitimet e padrejta do t?i kthehen një më një popullit shqiptar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga