LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagimi i ashpër i Unionit të Gazetarëve/ Kërkon drejtësi për Klodiana Lalën dhe Elvi Fundon

31 Gusht 2018, 13:37, Aktualitet CNA
Reagimi i ashpër i Unionit të Gazetarëve/ Kërkon

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ka reaguar ashpër sot në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve Elvi Fundo dhe Klodiana Lala.

Në një deklaratë për mediat, Uninioni i Gazetarëve Shqiptarë, ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e prokurorisë për të pushuar hetimet për dhunën barbare ndaj gazetarit Fundo, më shumë se një vit e gjysëm pas ngjarjes së rëndë, ndërsa thekson se drejtësia nuk mund ti lërë vetëm gazetarët.

?Rasti dhe qasja e kolegut Artan Hoxha ndaj historise se dhunes barbare te ushtruar mbi gazetarin Elvi Fundo eshte nje argument ?kokeforte?.?-thuhet ndër të tjera në deklaraten e UGSH.

Ndërsa në lidhje me ngjarjen e djeshme, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon prej autoriteteve të institucioneve ligjzbatuese të raportojne publikisht për ecurine e hetimit dhe punen për zbardhjen e autoresise dhe motiveve te ketij krimi.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se ?Ky rast dhe deshmi te tjera kercenimesh, te raportuar nga kolege te tjere, jane elemente te nje situate provokative dhe kercenuese mbi komunitetin e gazetareve ne vend dhe mbi raportimin kurajos ne veçanti.?.

Reagimi i plotë i UGSH:

Drejtesia, ceshtjet dhe autoret e krimeve mbi gazetaret, nuk mund t?i lere vetem ne kerkim!

31 gusht 2018

Deklarate ne diten e dyte pas ngjarjes kriminale ndaj gazetares

Rastet e rralla por tronditese, te kercenimeve, dhunes apo edhe agresioneve ndaj gazetareve te ndodhura ne Shqiperi, jane te lidhura rendom me perseritjen e nje praktike fyese dhe pse jo kriminale, ate te futjes ne kalenda. Ne pergjithesi autoret e tyre ose largohen ne drejtim te paditur ose edhe kur kapen e arretohen, kane nje fat te panjohur gjykimi e ndeshkimi.
Rasti dhe qasja e kolegut Artan Hoxha ndaj historise se dhunes barbare te ushtruar mbi gazetarin Elvi Fundo eshte nje argument ?kokeforte?.
Unioni i Gazetareve Shqiptare ne diten e dyte pas ngjarjes tronditese, te goditjes me bresheri arme mbi banesen e prinderve te gazetares Klodiana Lala, kerkon prej autoriteteve te institucioneve ligjzbatuese te raportojne publikisht per ecurine e hetimit dhe punen per zbardhjen e autoresise dhe motiveve te ketij krimi.
Ne jemi ne pritje te zbardhjes dhe sqarimit te plote te motiveve dhe autoresisese kesaj ngjarjeje kriminale. Ne mbetemi ne besimin se, kriminelet do te vihen para drejtesise ligjore.
Ky rast dhe deshmi te tjera kercenimesh, te raportuar nga kolege te tjere, jane elemente te nje situate provokative dhe kercenuese mbi komunitetin e gazetareve ne vend dhe mbi raportimin kurajos ne veçanti. Keto episode nuk duhet te na stepin e frikesojne, por solidariteti yne profesional duhet te imponoje drejtesidhenien dhe drejtesiberjen e Institucioneve te sistemit aktual te drejtesise ne vend. Kjo situate nuk eshte alibi as per nje pale dhe per asnje aktor te politikes. Politizimet ne kesi rastesh jane mbulese shpetuese dhe fshehjeje per autoret dhe kriminelet qe rrezikojne gazetaret dhe lirine raportuese.
Unioni i Gazetareve Shqiptare konstaton se, gjate dy vjeteve te fundit per arsye dhe motive kercenimesh per shkak te detyres, jane shtuar rastet e kolegeve dhe familjeve te tyre qe synojne te largohen nga vendi ne kerkim te nje qetesie dhe normaliteti jetik. Keto raste duhet te jene nje alarm per te gjithe dhe nje arsye e madhe qe pushteti politik dhe gjithe institucionet ligjore te vendit te shumefishojne kontributin per triumfin e drejtesise dhe funksionimin e shtetit ligjor. Kjo eshte e vetmja garanci per lirite tona themelore dhe veçanerisht per nje realitet te lirise se gazetarit dhe te mediave, si nje nder pushtetet me jetike te demokracise se nje vendi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga