LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fakte/ Dështimet e njëpasnjëshme  të Komisionit të Vettingut

31 Gusht 2018, 09:50, Aktualitet CNA
Fakte/ Dështimet e njëpasnjëshme  të Komisionit të

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ngritur, për të pastruar radhët e drejtësisë, ka devijuar qëllimin.

Hapur mund të thuhet se ky komision ka dështuar.  Nuk janë vetëm dyshimet për përfshirjen në korrupsion të anëtarëve të këtij Komisioni që flasin për dështimin dhe dystandartizimin e tij, por janë fakte konkrete të institucionalizuara.

Janë fakte të prodhuara nga Institucioni i Komisionerit  Publik dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

48 gjyqtarë dhe prokurorë, pa llogaritur këtu ata që dhanë dorëheqjen për t?iu shmangur Vettingut, janë rivlerësuar në një afat kohor prej 5 muajsh.

Por për një pjesë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë rikonfimuar në detyrë ka pasur ankimime të vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimir,  si nga Komisioneri Publik ashtu edhe nga ONM.

Ankimime ndaj KPK -së ka pasur edhe për disa raste përjashtimesh të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Vettingu.

CNA.al po sjell më poshtë faktet që vërtetojnë dështimin e Komisionit të Vettingut, pa përfshirë këtu, dyshimet për korrupsion nga i njëjti Komisionit s dhe akuzat e rënda që mbajnë mbi supe tre anëtarë po të këtij Komisioni.

Faktet

Janë të paktën tetë ankimime kundër vendimeve të KPK ?së që vijnë nga Komisioneri Publik.

Kështu, së fundmi me 29 gusht 2018, KP ka bërë Ankim kundër vendimit nr.42, datë 18.7.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari.

Komisioneri Publik vlerëson se vendimi nr. 42, datë 18.07.2018 shfaq mangësi në hetimin dhe kontrollin e dy kritereve, atij të pasurisë dhe atë professional.

Me 28 gusht 2018, KP-ka bërëa nkim kundër vendimit nr.47, datë 25.7.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Faqolli.

Me 14 gusht 2018, është ankimur  vendimi nr. 32, datë 5.7.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Alma Brati.

Me 26 korrik 2018 një tjetër ankim ka ardhur kundër vendimit nr.24, datë 13.6.2018 të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Me 11 korrik 2018, është bërë ankim kundër vendimit nr. 22, datë 7.6.2018 të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Edmond Islamaj.

Me 23 mars 2018, është ankimuar vendimi nr. 02, datë 16.2.2018 i KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Adriatik Llalla.

Me  13 prill 2018  KP, ka bërë ankim kundër vendimit nr. 04, datë 23.3.2018 të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Sulejman Tola.

Po, me 13 prill 2018, Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin nr. 05, datë 23.3.2018 të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Mirela Fana

Ankimimet e ONM

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, në vijimësi ka  paraqitur tek Komisionerët Publikë rekomandime për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kështu, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar  vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative, Gentian Medja, si dhe të prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.

Në gjetjet e Komisionit, gjyqtari Medja nuk ka respektuar afatet ligjore të çështjeve, i mungojnë procesverbalet dhe ka parregullsi në njoftimin e palëve.

Ndërsa për zv/drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Gentian Osmani, KPK konstatoi disa probleme me justifikimin e shpenzimeve të tij.

Gjithashtu Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Xhezair Zaganjorit.

Më  13 Korrik, kujtojmë se  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.  Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi apelimin në KPA të vendimit të KPK-së që konfirmoi në detyrë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas gjyqtarit Xhezair Zaganjori, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi dhe shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit Artur Malaj.

ONM i ka kërkuar Komisionerëve Publikë që të apelojnë në KPA vendimin e KPK-së që rikonfirmon në detyrë gjyqtarin Malaj./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga