LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Kryemadhit/ "Rama një i çmendur nën efektin e kokainës"

31 Gusht 2018, 16:06, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë e Kryemadhit/ "Rama një i çmendur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me shantazhin ndaj gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku.

Duke folur për News24, Kryemadhi shprehet se nuk i bën përshtypje audio-përgjimi kundër nënkryetarit të KQZ, Denar Biba,  pasi në qeverisjen e Ramës çdo javë po del një skandal.

Ndër të tjera ajo ka akuzuar kryeministrin Rama, duke thënë se është kthyer në një të çmendur nën efektin e kokainës, duke tentuar të kapë çdokënd.

?Nuk më bën përshtypje fare. Çdo ditë del një skandal më i madh dhe këto gjëra po kthehen në normalitet. Gjykata bën reagimin më të madh ka kthyer mbrapssh listat për gjyqtarë për herë të tretë. Edhe gjykata e ka humbur diplomacinë me qeverinë shqiptare. Kërkon të kapë edhe gjykatën e Strasburgut. Ose është i çmendur ose fijet e tij shkojnë shumë larg krimit të organizuar. Duke tentuar për të kapur çdokënd ka kaluar çdo çmenduri, ka kaluar nga normalja, është kthyer në një të çmendur nën efektin e kokainës, që ka frikëra shumë të mëdha?, u shpreh numri një i LSI.

Duke vazhduar më tej, Kryemadhi tha se do të vazhdojë të denoncojë çdo skandal dhe Rama mund tja mbyllë gojën vetëm me plumb. /CNA.al

Lajmet e fundit nga