Connect with Us

Ceremonia përkujtimore për senatorin/ Plotësohet amaneti i McCain

Aktualitet

Ceremonia përkujtimore për senatorin/ Plotësohet amaneti i McCain

Publikuar

-

Ditën e sotme u zhvillua ceremonia përkujtimore në nder të senatorit John McCain, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.

Në ceremoni ishin prezentë figura të shquara të politikës amerikane, përfshi dhe ish- nënpresidentin, Joe Biden, raporton Zëri i Amerikës.

Ndërkohë gjatë ceremonisë u vu re mungesa e presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Trump.

Kujtojmë se McCain kishte deklaruar para se të vdiste, se nuk dëshironte që Trump të merrte pjesë në funeralin e tij.

LEXO EDHE:  Lufta me Covid-19/ Trump mbron përsëri ilaçin kundër malarjes: E përdora për 14 ditë dhe...

Trump dhe Mccain kishin shumë mosmarrëveshje ndërmjet tyre, ku më kryesorja ishte marrëdhënia e SHBA-së me Rusinë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Me çharter në Abu Dabi për një video propagandë/ Basha: Rama po sillet si Lukashenko

Publikuar

-

Nga

Me çharter në Abu Dhabi për një video propagandë/ Basha: Rama po sillet si Lukashenko

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se Rama po sillet si Lukashenko, duke fshehur pandeminë.

Sipas Bashës, ndërkohë që  vendi është jashtë kontrollit, Rama merr çharter për në Abu Dabi për një video propagandë, tha ai në Syri.tv.

‘Situata jashtë kontrollit. Para disa ditësh mohoi vatrat e infeksionit në shkolla. Nesër shpalli mbylljen e shkollave.

LEXO EDHE:  Abuzoi me 265 femra/ Gjykata dënon me 125 vite burg mjekun e ekipit përfaqësues

LEXO EDHE:  SHBA paralajmëron Majkon/ “Kujdes nga agjentët iranian”

Në kulmin e krizës shëndetësore, merr një charter me çmim deri 200 mijë euro për të bërë një video propagandistike.

VKM për rimbursimin kërkon që të ketë dalë përgjigja e tamponit pozitiv, që vonon 1 deri 2 javë.

Nëse do t’i mashtrosh shqiptarët, behu si Lukashenko, mos bëj testime dhe fshih pandeminë.’/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita ofroi ndihmë gjatë tërmetit”/ Oketa: Më është refuzuar në mënyrë fyese

Publikuar

-

Nga

“Real Story” është hapur diskutimi mbi propozimet e opozitës për të ndihmuar qeverinë gjatë tërmetit në 26 nëntor.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gazment Oketa tha se ka pasur një propozim për ndihmë nga ana e opozitës por përgjigja e kryeministrit ka qenë falso dhe fyese.

“Përgjigjja e kryeministrit ka qene shumë falso ndaj propozimeve. Opozita bëri propozimet e saj, kryeministrit edhe nëse nuk i pëlqente duhet të jepte një përgjigje më zyrtare. Ajo që nuk pëlqente Rama ishte propozimi i opozitës për të hequr fonde nga PPP-të. Qeveria nuk duhet të tallet me propozimet e opozitës, dhe të mos thotë pas një viti që nuk ka pasur fare. Më është refuzuar në mënyrë shumë fyese”, tha Oketa.

LEXO EDHE:  Abuzoi me 265 femra/ Gjykata dënon me 125 vite burg mjekun e ekipit përfaqësues

LEXO EDHE:  Abuzoi me 265 femra/ Gjykata dënon me 125 vite burg mjekun e ekipit përfaqësues

Ndërkohë në mbrojtje të qeverisë, deputetja Ekonomi pranoi se ka pasur propozime por në atë kohë ka qenë e pamundur menaxhimi i stafit të shqiptarëve me skuadrat e huaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha justifikohet për vilat/ Kam hyrë i pasur në politikë!

Publikuar

-

Nga

Basha justifikohet për vilat/ Kam hyrë i pasur në politikë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mohuar sonte në “Syri Tv” vilat që posedon, ndonëse CNA.al, i ka publikuar vazhdimisht me fakte dhe prova.

Përballë gazetarëve, Basha u pyet, si qëndron e vëerteta e tre vilave? Por Basha u justifikua duke thënë se ka hyrë i pasur në poltikë dhe çdo pasuri e tij është e deklaruar.

“Jo nuk kam tre, kam katër, pesë, gjashtë!  Nga dita që kam hyrë në politikë, çdo pronë e imja është transparente. Çdo qindarkë e imja është e deklaruar. Kundërshtarët e kanë përdorur me cinizmë dhe ligësi.

Unë nuk kam hyrë si njeri i varfër në politikë, ama edhe ato që posedoj i kam vënë në mënyrë transparente, me dokumente të institucioneve ndërkombëtare ku kam punuar dhe të vendeve ku ka punuar ime shoqe.

Me këto i kemi lejuar vetes një stil jete shumë të mirë. E gjithë pjesa tjetër janë gënjeshtra të pastra, haptas fare.

Nuk kam asnjë vilë nga ato që thonë. Janë të gjitha genjeshtra.

Aty ku jetoj jam me qira, dhe kontratën e qiras e ka Edi Rama tek Tatimet, por nuk preferon ta bëjë publike.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE