Connect with Us

Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Aktualitet

Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

Moti këtë të enjte mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë. Pas mesditës priten vranësira kalimtare në zonat malore Veriore, duke rrezikuar sërish ekstremin Verior nga shira të izoluar.

Pasditja dhe orët vijuese risjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme si gjatë mëngjesit ashtu edhe në mesditë, duke variuar nga 16- 35°C.

LEXO EDHE:  Surprizat motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në detin Jon dallgëzimi ngjitet në 2 ballë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Përgjimet në PD/ Evi Kokalari: Basha duhet hedhur në gjyq, Gridës një tufë me lule

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Aktivistja shqiptare Evi Kokalari ka komentuar veprimet e fundit të Lulzim Bashës, i cili përgjon deputetët e tij në mbledhjet e grupeve parlamentare. Një skandal i tillë u publikua nga CNA.al dhe u pohua mbrëmjen e djeshme deputetja e PD Grida Duma.

Në një reagim për CNA.al, Kokalari deklaroi se deputetët e PD-së duhet të ngrihen dhe të reagojnë menjëherë, duke e hedhur Bashën në gjyq.

Aktivistja shqiptare theksoi se PD duhet të miratojë menjëherë një kod etike nëse nuk e ka në mënyrë që veprime të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen.

Shumë alarmante. Grupi i deputetëve duhet të ngrihet menjëherë dhe të marrin hapat e duhura, dhe pse jo, ta hedhin në gjyq Bashën. Kjo duhet ndaluar në mënyrë absolute dhe i duhet dhënë një mësim kryesisë së PD-së, në mënyrë që asnjë kryetar mos të guxojë ta bëj këtë në të ardhmen. Gjithashtu, a ka PD-ja manualin “Code of Ethics”? Nëse jo, i duhet menjëherë një dhe të gjithë anëtarët e PD-së duhet t’i përmbahen këtij kodi.



LEXO EDHE:  Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Si përfundim, doja të thoja që Grida vlen për diçka – mufkat e saj po ndihmojnë shumë këto ditë. T’i dërgoni një tufë me lule si falenderim”, u shpreh Evi Kokalari për CNA.al.

Video-Skandali në PD/ Basha përgjon deputetët e tij

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bumçi: Foltoret e Berishës po rikthejnë shpresën tek demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Aldo Bumçi, ka deklaruar se “Foltoret” e ish kryeministrit Sali Berisha po sjellin shpresë dhe një ndryshim në PD.

I ftuar në Syri Tv, Bumçi është shprehur se njerëzit kërkojnë shpresë dhe se po e gjejnë atë tek takimet e Berishës.



Është një lajm shumë i mirë. Po ta mendosh se kur u nis si lëvizje cila ishte gjendja në PD pas humbejs së zgjedhjeve e cila përfshiu një dëshpërim jo vetëm ne po edhe socialistët që na votuan, pjesë të shoqërisë që prisnin me padurim ndryshimin që ne nuk arritëm ta sillnim. Por mbas kësaj goditje erdhi më tej një sjellje e paimagjinueshme, një vendim i pa besueshëm derisa ndodhi që ishte largimi i zotit Berisha, braktisja e betejës opozitare, lënja e masakrës zgjedhore edhe pse me një raport shumë kritik të zgjedhjeve të ODIHR për patronazhistët, por Basha nuk i përdori por erdhi goditja e zërit më të fuqishëm opozitar liderit historik. Çfarë çoi dhe në prekjen e fundit pasi opozita u gjend e pashpresë. I vetëm Berisha nuk e bën dot por ato salla janë mbushur nga demokratët.

Berisha me besimin që u ka dhënë demorkatëve dhe qytetarëve të këtij vendi, pasi ndryshe Facebook-u i tij nuk do kthehej instiutucioni më i besueshëm në këtë vend, arriti të ngjiste shumë shpejt dhe e ktheu pakënaqësinë në shpresë dhe kemi një ndryshim atmosfere në PD si në vitin 2005. Njerëzit duan shpresë dhe atë e gjetën në këto takime”, është shprehur Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në ndihmë të trafikantëve/ Merret vendimi për 4 efektivët e Pukës dhe 9 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë “Arrrest me burg” për Leon Ndrecaj, Leonard Kola, Zef Lalaj, Ilir Prengaj, Ylli Veshi, Gjin Kola, Aleks Këdheli, Tanush Lekgegaj dhe Miri Rrapi, të cilët u vunë në pranga nga policia.

Këta shtetas ishin pjesë e një grupi kriminal që kultivonin dhe shpërndanin kanabis në një zonë të Mirditës dhe Pukës.

Gjithashtu në fuqi janë edhe masat për  4 efektivët Zamir Mehaj, Alfred Ndoj, Fatmir Alija dhe Petrit Florini.



Katër efektivët akuzohen se ndihmonin grupin kriminal duke i informuar mbi kontrollet që policia bënte në zonë.

LEXO EDHE:  Vranësira dhe rrebeshe shiu/ Mësoni si ndryshon moti pasdite

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Ndaj efeketivëve të Pukës është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Në kërkim për këtë dosje vazhdojnë të jenë edhe 7 persona të tjerë, për të cilët u la në fuqi masa dhënë nga Gjykata.

Ky grup i kultivimit të kanabisit u godit nga SPAK një ditë më parë, pas një hetimi 1 vjeçar, që nxori zbuluar 4 policë, dhe nënkomisarin e policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, të cilët lejuan kultivimin e 4 mijë rrënjëve të kanabisit dhe dekonspironin aksionet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE