Connect with Us

Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ OSBE: Nxirrni para drejtësisë personat përgjegjës

Aktualitet

Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ OSBE: Nxirrni para drejtësisë personat përgjegjës

Publikuar

-

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë,  ka reaguar pas sulmit të shtëpisë së babait të gazetares, Klodiana Lala rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

“Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës”,- thuhet në reagimin e OSBE-së.

Në përfundim të reagimit nënvizohet, media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.

Kujtojmë, këtu se drejt shtëpisë së babait të gazetares Klodiana Lala u qëllua 10 herë, si dhe në momentin e të shtënave ishin në banesë edhe dy fëmijët e saj.

LEXO EDHE:  Veliaj nuk ndal sulmet ndaj artistëve/ Anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

Reagimi i plotë i OSBE për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala:

Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ngërçi në GJK/ Vishaj: Kushtetuesja s’ngrihet me urdhër ambasadash!

Publikuar

-

Nga

Ngërçi në GJK/ Vishaj: Kushtetuesja s’ngrihet me urdhër ambasadash!

Avokati Sajmir Vishaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotmë në ‘Repolitix’, ku është folur për ngërcin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Vishaj tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të ngrihet me urdhra ambasadash, duke iu referuar këtu deklaratave të të ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, për funksionimin e saj brenda 31 dhjetorit 2020.

Sipas Vishaj Kushtetuesja duhet përfaqësuar nga emra të njohur të gjyqësorit.

“Nuk ngrihet Gjykata Kushtetuese as me urdhër ambasada, as me urdhër politik. Pa gjykatë të lartë nuk ka gjykatë kushtetuese. Gjykatë kushtetuese duhet të jesh aktor i pushtetit gjyqësor. Që të zgjidhesh në kushtetuese duhet të jesh juristë me eksperiencë. Ne sot kemi anonimë. Nëse do ecim me urdhra që duhet të ngremë kushtetuese brenda dhjetorit, do gabojmë.

Nuk është faji i as i maxhorancës as i opozitës dhe as i presidentit. Deri më sot nga lista kuvendi me 3 gjyqtar ata kanë miratuar dy. Kurse te presidenti sot akoma mungojnë dy emra. Nuk mendoj se në kushtetuese duhet të na përfaqësojnë emra anonimë. Unë mendoj se KLGJ që ka një anëtar që vijnë nga pushteti gjyqësor”, tha Vishja”;

LEXO EDHE:  Ambasadorja shqiptare sulmohet me vezë në SHBA

LEXO EDHE:  Ambasadorja shqiptare sulmohet me vezë në SHBA

Për avokatin vendosja në ngërç e Kushtetueses është faji i KLGJ që pranoi dorëheqjen e 7 anëtareve të Gjykatës së Lartë dhe nuk i lejoi që ato të qëndronin në detyrë deri sa të zëvendësoheshin. Mungesa e saj tha Vishaj sjell dhe ngërçin në Kushtetuese pasi krijimi i institucioneve vjen zinxhir./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD-LSI me listë të përbashkët në zgjedhje?/ Agron Duka: Nuk bëhet or burrë

Publikuar

-

Nga

Agron Duka e pranon/ Nuk isha dakord të digjnim mandatet, mu dukte sikur po minoja aksionin opozitar

Një ndër dilemat më të mëdha në politikë, është nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe kryetarit i PAA-së dhe ortaku i opozitës joparlamentare, Agron Duka.

Ai është treguar i prerë në përgjigjen e tij dhe deklaroi me bindje në emisionin “Real Story” se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fusë neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, theksoi Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Publikuar

-

Nga

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është kthyer pas në kohë dhe ka folur për negociatat me aleatët në zgjedhjet e 2017-ës.

Duka tha se Bashën do ta sulmojë edhe sot ashtu si në 2017-ën për mënyrën se si u bë negociata, ndërsa dha disa mesazhe të qarta për aleatin e tij.

Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se Basha duhet të nxitojë të bëjë negociatat që të fillojë edhe zgjedhjet.

Nuk është e vërtetë që Basha në negociata me PAA në 2017 është treguar i padrejtë. Ishin lista të mbyllura. Iu ofruan 3 vende të sigurta gjykuar me të shkuarën e PD. Unë e sulmova dhe e sulmoj edhe sot sepse u bë aq shpejt ajo negociata, mes dy vetave, dhe ne ngelëm viktima. Në negociata me Bashën, mua mu dhanë i pesti në Fier, i pesti në Durrës, edhe një në Tiranë. Ju dhanë edhe dy jashtë listës. Kështuqë nuk është njëlloj me situatën tani.

Basha duhet të nxitojë tani të bëjë negociatat që të fillojmë edhe zgjedhjet. Nuk na ndalon të jemi aktivë në qarqet e Shqipërisë. Nëse janë të përcaktuara emrat, kryesisht të PD, se është lokomotiva kryesore, atëhere janë më produktivë në zona e qarqe të caktuara. Unë do kandidoj në Durrës. Edhe PD-së edhe opozitës, na konvergojnë interesat. Aty jam më produktiv”, nënvizoi kreu i PAA-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE