LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ Kryemadhi thirrje për gazetaren

30 Gusht 2018, 16:48, Aktualitet CNA
Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ Kryemadhi thirrje për gazetaren

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me atentatin në shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Kryemadhi e ka filluar fjalimin e saj përpara strukturave të LSI në Tiranë, duke shprehur solidarizimin me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ka shtuar se breshëria e plumbave në derën e gazetarës, është në pragun e çdo shqiptari.

Sipas Kryemadhit, krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe ka kaluar çdo kufi njerëzor.

?Shprehim solidaritetin ndaj gazetares Klodiana Lala, e cila nuk eshte hera e parë që shantazhohet, ndërsa sot ajo ka qene pre e dhunes kriminale. Bresheria ne pragun e saj është në derën e cdo shqiptari, i cili edukon me ndershmëri fëmijët për të ndërtuar  të ardhmen e tyre. Sot në Shqipëri banda dhe krimi janë ulur këmbëkryq dhe kanë kaluar çdo kufi njerezor”, tha Kryemadhi.

Më tej udhëheqësja e LSI, i ka bërë thirrje gazetares, të mos tërhiqet, pasi kjo do të ishte një fitore për kriminelët./CNA.a

 

Lajmet e fundit nga