LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shoqatat e gazetarëve dënojnë sulmin ndaj Klodiana Lalës

30 Gusht 2018, 12:25, Aktualitet CNA
Shoqatat e gazetarëve dënojnë sulmin ndaj Klodiana Lalës

Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë dënojnë me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj gazetares investigative, Klodiana Lala.

Breshëria e plumbave e lëshuar mbi shtëpinë e saj është këmbanë alarmi që bie fort për rrezikun që u kanoset gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre të përditshme.

Ky është një sulm i paprecedent kundër një gazetarje që ka guxuar të denoncojë raste korruptive e kriminale, si dhe kundër gjithë medias dhe fjalës së lirë.

Plumbat ndaj banesës së gazetares janë një tentativë për të frikësuar dhe për t?i mbyllur gojën, gazetares Klodiana Lala dhe çdo gazetari tjetër në vend që guxon të hedhë dritë mbi ngjarje kriminale e afera të dyshimta.

Ne i kërkojmë policisë së shtetit të veprojë me të gjithë forcën e saj për të hedhur dritë sa më shpejt mbi këtë ngjarje, një prej më të rëndave në vitet e fundit dhe për të vënë para drejtësisë autorët.

Angazhimi i policisë për të kapur autorët e këtij akti kriminal është edhe një provë që shteti është në anën e gazetarëve dhe jo të atyre që i sulmojnë ata./ CNA.al

Lajmet e fundit nga