LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Besnik Mustafaj jep alarmin/ Mafia po godet gazetarët

30 Gusht 2018, 15:39, Aktualitet CNA
Besnik Mustafaj jep alarmin/ Mafia po godet gazetarët

Analisti Besnik Besnik Mustafaj në një intervistë për ?News 24? është shprehur në lidhje me sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares, Klodiana Lala.

Mustafaj ka thënë, se kur mafia arrin të godasë mbi gazetarët tregon se ajo ndihet e lirë të veprojë.

:Mbi shtypin ka goditur mafia italiane dhe Eskobari, ndërsa të tjerët nuk kanë sulmuar asnjëherë gazetarët, pavarësisht se ata janë të ndëshkuar në vendet e luftës. Sulmi është një tregues se krimi është i lirë dhe ky guxim që merr krimi është një mesazh mafioz. Ata nuk guxuan të bëjnë viktima, por kanë treguar se do godasin aty ku dhemb më shumë. Autorët kanë qenë në dijeni se gazetarja nuk kanë qenë në banesë. Ata kanë dashur të thonë se nëse ju hapni gojën ne do godasim më shumë?- ka vazhduar ai më tej.

Analisti gjatë fjalës së tij ka  përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha:

?Nëse kryeministri thotë në mënyrë të përsëritur ?kazan, kazan? tregon se ai nuk do bëjë asgjë për të mbrojtur shtypin?,- është shprehur ai më tej./ CNA.al

Lajmet e fundit nga