LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mbrojti" ministrin/ Kërkohet “koka” e prokurores Antoneta Sevdari

29 Gusht 2018, 15:08, Aktualitet CNA

Komisioneri Publik ka ankimuar sot pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së, për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari.

Kujtojmë se prokurorja Sevdari, e cila u  konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me  18 korrik 2018, është kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Pas shqyrtimit të dosjes së saj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,i përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, ka dalë në përfundimin se prokuroja Sevdari ka rezultuar pa probleme në tre shtyllat, atë të pasurisë, profesionale dhe në pastërtinë e figurës.

Sipas KPK ?së,  prokurorja Sevdari justifikon me burime të ligjshme pasurinë e deklaruar, nuk ka fshehur pasurinë si dhe nuk është gjetur asnjë element që të vërtetojë se ka pasur ndonjë kontakt të papërshtatshëm me persona të përfshirë në krim të organizuar.

Gjithashtu KPK ka analizuar dhe verifikuar 10 denoncime nga qytetarët kundër prokurores, Antoneta Sevdari, por, nuk ka gjetur asnjë gjë të dyshimtë.

?Në vlerësimin e subjektit të rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari, u mbajtën në vëmendje dhe u analizuan edhe 10 denoncime të depozituara pranë Komisionit. Pas hetimit të raportit të Grupit të Punës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe denoncimeve, nuk u gjet asnjë indice apo element që mund të ngrejë dyshime për paaftësi profesionale apo cilësi që cenojnë figurën e prokurores, znj. Antoneta Sevdari?, thuhet në vendimin e KPK ?së.

Mirëpo sipas Komisionerit Publik, KPK nuk ka kryer hetime të thelluara ndaj prokurores Antoneta Sevdari.

?Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.

Sevdari, prokurorja që pushoi hetimet ndaj Gjiknurit

Prokurorja e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Antoneta Sevdari, ka kaluar nëpër “duar” zyrtarë të lartë politik.

Një prej tyre është edhe Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.

Ndaj Gjiknurit  hetimet patën nisur në tetor të vitit 2015, pas raportit të Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili  e akuzonte në atë kohë, ministrin si dhe avokaten e Shtetit Alma Hiçka për shpërdorim detyre në zgjidhjen me marrëveshje të konfliktit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ.

Sipas KLSH-së, shtetit shqiptar pretendohet se i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 479 milionë eurosh.

Raporti i KLSH-së, kaloi për verifikim tek Prokurorja Antoneta Sevdari, e cila i pushoi hetimet, pasi sipas saj nuk është konstatuar  Ministri Gjiknuri, se ka kryer vepër penale.

Një vit më vonë, në vitin 2016, KLSH , u ankua publikisht për pushimin e hetimeve ndaj ministrit Gjiknuri.

Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj po  publikisht, tha se prokuroria nuk i ka zhvilluar si duhet hetimet në lidhje me faktet, çështjet dhe pretendimet e ngritura në kallëzimin penal të KLSH-së

?Dëmi i shkaktuar ishte i rëndë. Kjo na detyroi të depozitojmë në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal të datës 12 tetor 2015, së bashku me materialet e tjera ndaj z. Damian Gjiknuri, në cilësinë e kryetarit të grupit të punës dhe Alma Hicka, Avokate e Shtetit me akuzën e ?shpërdorimit të detyrës?.

Më datën 28 korrik 2016, Prokuroria e Përgjithshme përcolli në KLSH vendimin e pushimit të procedimit penal të datës 6 qershor 2016. Nga shqyrtimi i këtij vendimi, kemi arritur në përfundimin që nga ana e prokurorit të çështjes, nuk janë zhvilluar si duhet hetimet në lidhje me fakte , çështje dhe pretendime të ngritura në kallëzimin penal të KLSH-së?, ka thënë  Leskaj.

Nuk dihet nëse Komisioneri Publik e ka shqyrtuar edhe këtë rast, por tashmë fjalën e fundit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, nëse do të kalojë Vettingun prokurorja Sevdari apo jo.

Ndërsa sa i përket aspektit pasuror, prokurorja Antoneta Sevdari, të ardhurat më të mëdha i ka nga puna e bashkëshortit.

Deklarata e pasurisë dhënë me datë 24.03.2017

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet në shumën 1 431 978 lekë.
Kartë krediti, 46 000 lekë.
Shtuar llogaria në emër të bashkëshortit, 23.559.89 euro.Investimi i shumës në fondinvest, 25 mijë euro.
Pakësuar llogaria, 800 000 lekë.
Shtuar llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën  44 357 lekë.
Gjendja në llogarinë bankare të bashkëshortit të hapur në vitin 2016, në shumën 47.5 euro.

Gjendja në llogarinë bankare të bashkëshortit në shumën 710 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si punësuar pranë Studio TET, në shumën 114.972 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si i punësuar pranë ?T.C.G?, në shumën 106 560 lekë.

Fitimi si i punësuar në ?Studio TET? dhe ?T.C.G?, 3 299 805 lekë.
Interesat bankare, 1 626 euro.

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga