Connect with Us

Goditi 64-vjeçarin dhe u kap me lëndë narkotike/ Në pranga i riu

Aktualitet

Goditi 64-vjeçarin dhe u kap me lëndë narkotike/ Në pranga i riu

Publikuar

-

Një 33-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi kishte goditur me grusht një 64-vjeçar.

Nga të dhënat të bëra të ditura nga policia mësohet se në pranga ka përfunduar  Igli Shahini 33 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar Shahinit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, gjithashtu rezultonte person me precedentë të mëparshëm penalë.

Referuar burimeve policore Shahini, më datë 28 gusht në lagjen nr.14 Durrës, ka goditur me grusht në sy për motive të dobëta shtetasin H.L. 64 vjeç.

LEXO EDHE:  Kapet me kokainë dhe 30 mijë euro/ Pranga shqiptarit në Itali

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Briseida Shehaj zbulon skandalin/ Rama ka dhënë në fshehtësi koncesionin e kontrollit të naftës

Publikuar

-

Nga

“Bleta e Artë” e Ramës sulmon PS-në/ Aty rilindasit mendojnë të hanë socialistët

Ish-drejtoresha e Tatimeve e qeverisë Rama, Briseida Shehaj, e cila tashmë është anëtare e LSI-së, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Shehaj tha se qeveria Rama ka dhënë me koncesionin në mënyrë të fshehtë dhe të jashtëligjshme shërbimin për kontrollin e naftës.

Ajo nuk dëshiroi të tregojë ermin e personit që ka marrë koncesionin, por pretendon se ligji për Metodologjinë u ndryshua vetëm për shërbimin e kontrollit të naftës.

E dini që sot biznesi e gjen likuiditetin te fajdet. Deri dje ishte te clearing. Shikojmë gjithmonë Presidentin e Republikës që ka tre vite që përmend Kushtetutën, që kthen ligjet në Parlament dhe askush nuk merr parasysh të analizojë dhe të thotë ore ky Ilir Meta a është serioz, le ti ti hapim letrar, e bën për opozotë apo se u zgjua një ditë në mëngjes dhe tha do bëj një konflikt me Ramën. Unë po ju marr vetëm ligjin për metrologjinë që ktheu Presidenti në Kuvend.

Nëse ka turp më të madh pas Dividentit është pikërisht ligji për Metrologjinë, që vë në kontroll një nga sektorët me riskun më të madh në Shqipërim atë të naftës. Dhe nuk ka sesi shteti të heqë dorë nga autoriteti i tij dhe tja japë atë privatit siç ka ndodhur me sektorin e naftës.

A e dini që qeveria Rama ia ka dhënë një kompanie me koncesion kontrollin e naftës që quhet ‘Noa Control shpk’ dhe kjo tentativë ka nisur që në vitin 2017. Unë nuk po përmend se kush është është zotëria që e ka marrë koncesionin, se do thonë pastaj sikur po i vejmë gjobat biznesit, por ky është një koncesion i jashtëligjshëm.

Dhe thashë që kjo fillon që në vitin 2017, kur  nis dëshira e parë nga qeveria për ta dhënë këtë koncesion. Në fillimi nuk donin ta jepnin këtë koncesin se ligji për metrologninë i jep të drejtë titullarit të institucionit të japë autoizime, por pasi u pa nga ekspertët, i thanë qeverisë që nuk e bënë dot pasi ka një pikë në ligj ku thuhet që mund ta bëjmë ne këtë punë sepse ne kemi automjetet, dhe ishin shpenzuar 700 mijë dollarë.

Ndaj edhe u ndryshua ligji për Metrologjinë. Unë mendoj që shqipatrët duhet të shohin xhepin e tyre, në një qeveri që nuk po pyet për ligje. Ne nuk jemi xhungël, shteti duhet të bëjë rregullarorin”, deklaroi ajo mnë Syri Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mona masakron audiencën e Top Channel/ Qytetarët e shpërfillin masivisht

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi reagon pas sulmit të grevistes/ Thirrje Ramës: Largoji duart nga gratë e Fierit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, ku foli për zgjedhjet brenda LSI-së, ku ajo kandidoi për postin e kryetares pa pasur përballë asnjë kandidat.

Gjithashtu Kryemadhi foli edhe për situatën shëndetësore në vend nga koronavirusi, ndërsa ajo që u vu re është audienca e dobët.

Fotoja e kapur nga CNA.al tregon qartë se Kryemadhin nuk e ndjek askush dhe se qytetarët nuk kanë asnjë interes që ta dëgjojnë.

Pavarësisht se ajo ishte në prime time në Top Channel, shikueshmëria ka qenë totalisht e dobët, pasi Kryemadhin e kanë ndjekur vetëm 370 persona dhe këto mund të kenë qenë vetëm anëtarët e LSI-së.

LEXO EDHE:  “Mund të ketë lidhje të forta me politikanë”/ Artan Hoxha tregon detaje nga arrestimi i Orges Bilbilit

LEXO EDHE:  Operacioni ‘Vol-Vo 4’/ Arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Qytetarët kanë zgjedhur më mirë të shohin mjekët apo politikanët e ftuar në emisionet e tjera sesa Monika Kryemadhin.

Kjo vërteton se Kryemadhi nuk ngjall asnjë interes te qytetarët, të cilët e kanë shpërfillur masivisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi justifikohet për zgjedhjet pa kandidatë në LSI/ Komandanti nuk ndryshohet 6 muaj para

Publikuar

-

Nga

“Rama të japë llogari”/ Kryemadhi: Çfarë bëhet me paratë e check up-it dhe incerenatorëve

Duke folur për zgjedhjet brenda partisë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se komandanti i zgjedhjeve nuk ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve.

Kryemadhi pretendon se përveç postit të kryetarit, në LSI kishte një garë të vërtetë për delegatët dhe po ashtu do të ketë për Këshillin Kombëtar Drejtues dhe kryesinë.

Ajo tha në emisionin “Open” se partia nuk është kryetari dhe u shpreh se ajo posedohet nga të rinjtë dhe të rejat dhe se është krenare që të udhëheqë ato drejt fitores.

Teksa u pyet për ndryshimin nga kryeministri Edi Rama, Kryemadhi deklaroi: “Jemi shumë të ndryshëm, sepse LSI ka pasur mbi 1000 e ca kandidatë për 700 delegatë për të zgjedhur. Ja ku vjen e para. Atëherë unë po ju drejtohem, në listën e votimeve online keni shumë persona publikë, anëtarë të LSI, ish-ministra, të cilët kanë votuar. Pyetini ata nëse kanë pasur në procesin e votimit, në Tiranë dhe rrethe kandidatët për delegatë dhe për mua kjo është më e rëndësishmja sesa Monika. Ti do ta presësh deri në 5 dhjetor, sepse do të ketë ndryshime statutore në LSI. Ndryshime programore, përsa i përket funksionit të LSI. Çfarë do të thotë? Do të thotë se do të ketë një parti që ka lider të fortë, ky është mendimi juaj jo i joni. Më gjej një drejtues të një partie politike që ka lejuar të flasë siç u ka dashtë qejfi anëtarëve të kryesisë, siç ka bërë LSI. Kjo është racionalizim.

Unë nuk kam sesi të hyjë në një garë ku është e kot të hysh. E para. E dyta, nuk kam pse të hyj dhe të ndryshoj komandantin e të gjithë ekipit. Nuk është diktaturë, pas datës 25 i bëjmë zgjedhjet prap dhe ju ftoj ju të kandidoni. Nuk e posedoj unë partinë, përkundrazi partia më posedon mua. Më posedojnë të rinjtë e të rejat.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE