LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëhiqet gjyqtarja/  Reagon Komisioni i Vettingut

29 Gusht 2018, 13:31, Aktualitet CNA
Dorëhiqet gjyqtarja/  Reagon Komisioni i Vettingut

Dorëheqjet që  dikur përfliteshin korridoreve të gjykatave, nga  një thashethem u kthyen  në realitet.

Dhjetë gjyqtarë dhe prokurorë kanë braktisur sistemin e drejtësisë për t?i shpëtuar skanimit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e papërshtatshme me krimin dhe aftësisë profesionale.

Erlind Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, Etleva Sherifi, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, Adriatik Llalla, ish-prokuror i Përgjithshëm, Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së LartëBesnik Imeraj, anëtar i Gjykatës së Lartë si dhe Merita Xhani, gjyqtare në Durrës, dyshohet se dhanë dorëheqje nga frika e Vettingut.

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për disa gjyqtarë, prokurorë, e ndihmës ligjorë.

Një ndër gjyqtarët që është ndërprerë Vettingu është edhe Merita Xhani. Ka qenë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që ka njoftuar për vendimin, pas kthimit nga pushimet.

Gjyqtarja Merita Xhani, gjatë periudhës së fillimit të procesit të hetimit administrativ ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Për shkak të ligjit nr. 84/2016 ?Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë?, i është nënshtruar procesit të rivlerësimit ex officio, në bazë të pikës 3, të nenit 179/b, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Xhani ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës nga data 04.03.1994 deri më 08.02.2018, datë në të cilën ka dhënë dorëheqjen.

Me shkresën protokolluar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me nr. 523 prot., datë 08.02.2018, me lëndë ?Kërkesë?, Znj. Xhani ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni i gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Në vijim, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi mori në shqyrtim këtë kërkesë, vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes së gjyqtares Merita Xhani.

Në këto rrethana, trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,e përbërë nga  Xhensila Pine, kryesuese, Genta Tafa (Bungo) relatore dhe Roland Ilia, anëtar, ka vendosur që të  deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Merita Xhani, është ndërprerë./CNA.al

Lajmet e fundit nga