LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dajë e nip mbahen peng/ “Fakte, Xhafaj bashkëpunëtor në krim”

29 Gusht 2018, 19:53, Aktualitet CNA
Dajë e nip mbahen peng/ “Fakte, Xhafaj bashkëpunëtor

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reguar në lidhje me pengmarrjen e Agron Mollës dhe Gëzim Hysenit, dajë e nip, në qytetin e Shkodrës.

Berisha shkruan, se në pengmarrjen e dajës dhe nipit  ka lidhje ministri Fatmir Xhafaj.

Më tej ish-kryeministri ka listuar faktet që  sipas tij e bëjnë bashkëpuntor, ministrin Xhafaj në këtë akt kriminal.

Së pari Berisha liston, se policia ka mbajtur heshtje varri për 5 ditë edhe pse ishte njoftuar për pengmarrjen.

Së dyti, si fakt ai liston se dje , dy orë pas publikimit të informacionit të qytetarit digjital, policia shpërndau me shpejtësi në portale nëpërmjet bashkpunëtorve të  saj në media lajmin plot gënjeshtra.

Së treti, Berisha liston si fakt që vërteton implikimin e policisë në këtë krim tentativën për të mbuluar pengmarrjen me njoftimin për largim nga shtëpia ndonëse kishte njoftimin për pengmarrje.

Së katërti, Berisha shkruan se policia e Xhafajt është bashkëpuntore sepse edhe në Prokurori ajo ka njoftuar për largim nga shtëpia.

Në përfundimin e tij postimit të tij Berisha ngre pyetjet, ?Sa persona duhet të zhduken që të jepet njoftimi publik në media??, ?Për cilin vend në botë zhdukja e dy personave nuk përbën lajm kombëtar dhe ndërkombëtar?, ?Pse u shpërnda njoftimin vetem pas publikimit të mesazhit të qytetarit digjital??.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Narkopolicia eshte bashkautore ne pengmarrjen e Agron Molles dhe Gezim Hysenit!!

Te dashur miq, ne Shkoder jane marre peng dhe zhdukur qytetaret Agron Molla dhe Gezim Hyseni dhe narkopolicia apo Xhafopolicia eshte bashkpunetore ne kete akt kriminal. Le t?u referohemi fakteve.

1- Ajo kishte mbajtur heshtje varri per 5 dite me rradhe ndonese ishte njoftuar po diten e marrjes peng dhe se kush dyshohej per pengmarrjen.

2- Vetem dje, dy ore publikimit dhe mbasdite ne FB te informacionit te qytetarit dixhital, ajo shperndau me shpejtesi ne portale nepermjet bashkpunetorve te saj ne media lajmin plot genjeshtra.

Keshtu, njehere ajo thote se e kishte ne komunikate te brendshme me pas thoshte se e kishte publikuar ne faqen zyrtare

3- Ajo eshte bashkpuntore sepse ka mbuluar pengmarrjen me njoftimin per largim nga shtepia ndonese kishte njoftimin per pengmarrje.

4- Ajo eshte bashkpuntore sepse edhe ne prokurori ajo ka njoftuar per largim nga shtepia.

Miq, le ti shtrojme ne narkopolicise dhe Xhaf Droges pyetjet qe vijojne:

Sa persona duhet te zhduken qe ju te jepni njoftim publik ne media?

Per cilin vend ne bote zhdukje e dy personave nuk perben lajm kombetar dhe nderkombetar?

Pse shperndate njoftimin vetem pas publikimit te mesazhit te qytetarit dixhital? sb/ CNA.al

Lajmet e fundit nga