LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Trump injoron senatorin McCain edhe pas vdekjes

28 Gusht 2018, 10:30, Aktualitet CNA
Video/ Trump injoron senatorin McCain edhe pas vdekjes

Presidenti amerikan, Donald Trump, është kryqëzuar nga opinioni publik, pasi në një konferencë për shtyp iu shmang pyetjeve rreth senatorit, John Mccain, i cili ndërroi jetë fundjavën e kaluar.

Videoja e konferencës së tij po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Kujtojmë këtu se McCain, ishte një nga kritikët më të mëdhenj të Donald Trump.

I ndjeri kishte shkruar në testament, që Trump të mos ishte i pranishëm në varrimin e tij.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të senatorit McCain, Trump i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes, ndërsa ka ndaluar administratën e Shtëpisë së Bardhë, për të nxjerrë një deklaratë zyrtare.

Që nga mbremja e djeshme, Trump urdhëroi të gjithë flamujt e institucioneve të ulen në gjysmë shtize./CNA.al

Lajmet e fundit nga