Connect with Us

Thellohet skandali/ Komisioni i Vettingut tallet me gjyqtarët dhe prokurorët

Aktualitet

Thellohet skandali/ Komisioni i Vettingut tallet me gjyqtarët dhe prokurorët

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dështuar të bëjë punën e tij.

48 gjyqtarë dhe prokurorë, pa llogaritur këtu ata që dhanë dorëheqjen për t’iu shmangur Vettingut, janë rivlerësuar në një afat kohor prej 5 muajsh.

Por, për një pjesë të madhe të tyre, si për të rikonfirmuarit në detyrë ashtu edhe për të shkarkuarit,  ende nuk janë zbardhur vendimet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas ligjit, KPK duhet të zbardhë vendimin për emrat që kalon në  Vetting, brenda një afati kohor, prej 30 ditësh,  pas dhënies së vendimit.

“Vendimi me shkrim u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore. Vendimi publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit”, thuhet në nenin 55 të ligjit “Për rivlerësimin e përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Nga një vëzhgim që CNA.al, ka bërë faqen zyrtare të internetit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,  rezulton që për 24 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar në këtë proces, nuk janë zbardhur vendimet.

Thënë më qartë ligji është shkelur hapur nga Komisioni i Vettingut, i cili përveçse akuzohet për korrupsion dhe standarte të dyfishta, mbart mbi vete edhe shkelje të tilla ligjore, duke thelluar kështu më tej skandalet ku është i përfshirë. Tre anëtare të KPK -së, akuzohen për mashtrim, falsifikim dhe korrupsion. Bëhet fjalë për anëtarët, Suela Zhegu, Lulzim Hamiti dhe Valbona Sanxhaktari.

LEXO EDHE:  KE përzgjedh ekspertët për vetingun, 8 gjyqtarë nga Gjermania, Austria e Franca

Vendimet nuk janë zbardhur për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar Vettingun, si Artan Zeneli, Bledar Abdullai, Elsion Sadiku, Shkëlzen Selimi, Rovena Gashi, Ervin Metalla, Admir Thanza, Gani Dizdari, Artan Laze, Dritan Rreshka, Adriatik Cama, Artan Broci dhe Arben Nela.

Pothuajse të gjithë janë kundër vendimit të KPK –së, dhe sipas ligjit do ta ankimojnë, ndërkohë vendimi nuk është zbardhur, edhe pse  për disa është tejkaluar  afati 30-ditor i përcaktuar në ligj.

Gjithashtu vendimet nuk janë zbardhur edhe  gjyqtarët dhe prokurorët  që e kanë kaluar Vettingun, si Nertina Kosova, Fatjona Memçaj, Dritan Prençi,Xhezair Zaganjori, Dritan Hallunaj, Gentjan Osmani, Brunilda Kadi, Besnik Muçi, Arben Dollapaj,Gentja Medja dhe Ardian Dvorani.

Kujtojmë se deri më tani ONM ka ankimuar 5 vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarët dhe prokurorët Edmond Islamaj, Bashkim Dedja, Xhezair Zaganjori, Gentia Osmani dhe  Gentian Medja.

ONM  i është drejtuar  Komisionerit Publik për të vijuar ankimimin  e vendimeve të KPK, por kjo procedurë nuk mund të kryhet nëse nuk janë të zbardhura vendimet.

Nuk dihet nëse janë lënë qëllimisht të pazbardhura vendimet nga Komisioni i Vettingut, kryesisht për emrat më të përfolur të drejtësisë, por me siguri  plotë mund të thuhet, se ligji është shkelur nga Komisionerët e Vettingut, gjë që lëkund të gjithë procesin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Spartak Ngjela: Begeti, ishte një bandit, vagabond edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të një televizioni.

Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.

Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agim Doçi për opozitën: Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve

Publikuar

-

Nga

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi tha se opozita më interesante është në rrjetet sociale.

Doçi: Opozita më interesante është në rrjetet sociale. Aty e kanë hequr për 13 minuta, e kanë bërë llumë Bashës. Opozita parlamentare është me një dyshim. Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve. Edhe gazetat e huaja janë marrë me çështjen e parlamentit të Shqipërisë. Ka segmente që këtë lloj opozite parlamentare me skualifikuar që në momentin e parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  KE përzgjedh ekspertët për vetingun, 8 gjyqtarë nga Gjermania, Austria e Franca

LEXO EDHE:  Vendimi për Llallën/  “Festojnë” gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE