LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taulant Balla me post ministror?/ Flet sekretari i PS-së

28 Gusht 2018, 15:40, Aktualitet CNA
Taulant Balla me post ministror?/ Flet sekretari i PS-së

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë për Fax News, ka folur për çështjet më të fundit të aktualitetit, por edhe për ndryshimet që Rama ka paralajmëruar në qeveri.

I pyetur nëse do të pranonte mandatin e ministrit, nëse kryeministri Rama do t?ia propozonte në shtator, Balla është shprehur i hapur për çdo ndryshim, megjithëse  ka thënë se është i kënaqur me postin që ka.

?Unë jam kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe sekretar i Asamblesë Kombëtare. Nuk besoj se do të kishte një ofertë tjetër për të kontribuar benda familjes së Partisë Socialiste. Të jesh sekretar i saj është një mundësi e mirë ku unë  dua ta çoj deri në fund, kontributin tim.

Mendoj se është pozicioni më i mirë që kam, duke marrë parasysh faktin se unë jam rritur me Partinë Socialsite. Jam bërë pjesë e saj që në moshën 18 vjeç?, – u shpreh Balla. /CNA.al

Lajmet e fundit nga