LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me audio-regjistrimin/ LSI thirrje Prokurorisë për të nisur hetimet

28 Gusht 2018, 10:49, Aktualitet CNA
Skandali me audio-regjistrimin/ LSI thirrje Prokurorisë për të

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit të një audio-përgjimi, ku i bëhet presion një gjykatësi shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, për të bllokuar çështjet e pronave të qytetarëve shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se kjo është diçka shumë e rëndë, ndërsa shton se kjo qeveri nuk mund të bëjë drejtësi, kur tenton të blejë edhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Prokuroria duhet të fillojë menjëherë hetimet, pasi kjo është vepra penale më e rëndë që kjo qeveri mund të ketë konsumuar ndonjëherë.

Postimi i plotë: 

Qeveria e droges tentoi te bleje Strasburgun,
Prokuroria te prangose shkaktaret.

Nje audiopergjim shume shume i rende nxjerr sheshit se si batakçinjte e qeverise tentuan te blejne edhe Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg,me qellimin per te bllokuar fitimin e te drejtes nga ana e qytetareve.

Keta te pacipe me ne krye te pacipin flasin e flasin per gjoja drejtesine e re.
Pra drejtesia e re me gjithe reformen ne drejtesi per batakçinjte e qeverise eshte blerja e drejtesise dhe vendosja e drejtesise se horrave.

Qeveria e droges dhe e drejtesise se horrave tentoi te bleje Strasburgun per te grabitur qytetaret shqiptare.

Kjo eshte vepra penale me e rende qe mund te kete konsumuar ndonje qeveri ndonje here.
Prokuroria shqiptare jo vetem duhet te filloje hetimin e gjere dhe te nxjerre ne shesh kete afere te ndyre me permasa gjigande,por ky duhet te kthehet ne procesin e shekullit per denimin shembullor te hajduterise shteterore te kthyer ne institucion.

Asgje nuk mund te falet ne kete poshtersi shteterore.
As prokuroria nuk do te falet,neqoftese do te tentoje tu shmanget pergjegjesive apo dhe te shmange nga pergjegjesia qeverine perpara kesaj afere gjigande ne dem te popullit shqiptar.
Sot eshte dita ku asgje mund te falet me kurre.. /CNA.al

Zbardhet biseda/ Qeveria shantazhon gjyqtarin shqiptar në Strasburg

 

Lajmet e fundit nga