LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Samiti i Durrësit si qokë vakie”/ Deputeti “zbardh” bisedat në takimin e liderve të rajonit

28 Gusht 2018, 11:14, Aktualitet CNA
“Samiti i Durrësit si qokë vakie”/ Deputeti

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e ka cilësuar samit ?qokash? takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt dje në Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi komenton edhe mungesën e disa prej kryeministrave të rajonit të cilët sipas deputetit të PD gjetën arsye për të munguar.

Ndërsa më tej, Boçi thekson se ?Dhe pritja ishte formë qoke, me shtrëngim formal shabllon duarsh, por dhe biseda.
Të njëjtat formula të pandryshuara:
-Si jeni, mirë?
-integrim evropian
-paqe rajonale
-treg i përbashkët
-kryet shnoshë
Litari i krimit, si shkaktari kryesor nuk u përmend asnjeherë, sipas rregullit në fakt.
Fjalë të ditura, të dëgjuara, të konsumuara dhe asgjë të re për qytetarët e vendeve.?.

Postimi i plotë:

SAMIT APO QOKË?!
Samiti i Durrësit më shumë se i tillë ishte si qokë vakie ballkanase, për të zotin e shtëpisë, për ?varjen? e hapjes së negociatave.
Nxirja e Ramës ishte e plotë, ndërsa mungesat e Kryeministrave ishin shpërfillja për atë që kish hapur dyert, mgjs telefonat e stafeve kishin ditë që kërcisnin.
Dikush nuk erdhi se binte shi e lagesh.
Një tjetër me të drejtë kishte gjëmë më të madhe.
Një donte t?i tregonte se jemi ?qoftzanë? për gjallë e për vdekje, deri sa të ndryshojnë kufijtë.
Të tjerë dërguan zevëndës, sepse ?kishin punë? e nuk kishin kohë për të humbur me Ramën.
Dhe pritja ishte formë qoke, me shtrëngim formal shabllon duarsh, por dhe biseda.
Të njëjtat formula të pandryshuara:
-Si jeni, mirë?
-integrim evropian
-paqe rajonale
-treg i përbashkët
-kryet shnoshë
Litari i krimit, si shkaktari kryesor nuk u përmend asnjeherë, sipas rregullit në fakt.
Fjalë të ditura, të dëgjuara, të konsumuara dhe asgjë të re për qytetarët e vendeve.
Vulën ja vuri fjala ?e nderë?, ?prekëse? e Ramës, siç ndodh në vakitë, e mbushur me përvuajtje emotive. E mbyllur sipas premtimit:
?Në samite jua shpërblefsha!?
Sepse ky, vetëm samit nuk ishte.
Në fund:
Në gëzime për Ramën….

Lajmet e fundit nga