LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëzohet avioni/ Stërvitja e ushtrisë greke kthehet në tragjedi

28 Gusht 2018, 10:01, Aktualitet CNA
Rrëzohet avioni/ Stërvitja e ushtrisë greke kthehet në

Stërvitja e ushtrisë greke ka përfunduar në tragjedi. Një avion T-2 u rrëzua në një zonë mes Spartës dhe Tripolit, raportojnë mediat greke.

Si pasojë e rrëzimit, njëri nga pilotët ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se në momentin a avarisë, avioni po fluturonte në lartësinë prej 800m.

Në përpjekje për të shpëtuar, të dy pilotët u hodhën nga mjeti fluturues.

Ky i fundit ishte një nga më të vjetrit e ushtrisë greke.

Autoritetet helene ndërkohë kanë nisur një hetim, për të zbuluar shkaqet e rrëzimit të avionit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga