LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta të dhunshme në Gjermani kundër emigrantëve

28 Gusht 2018, 12:53, Aktualitet CNA
Protesta të dhunshme në Gjermani kundër emigrantëve

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Kemnitzit, një qytet në Gjermaninë lindore, duke protestuar kundër emigrantëve.

Protesta degjeneroi në dhunë fizike, pasi turma u përplas me policinë.

Protestuesit ishin përkrahës të ekstremit të djathtë dhe mbanin në duar pankarta me parrulla të Hitlerit dhe simbole naziste.

Shkak për protestën u bë vrasja e një gjermani nga një shtetas iraken dhe një sirian, gjatë një përleshje mes 10 personave.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Alternativa për Gjermaninë, forcë e ekstremit të djathtë në Bundestag, e cila u shpreh se shteti nuk është i aftë të mbrojë qytetarët e tij. /CNA.al

Lajmet e fundit nga