LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk është prioriteti ynë”/ Gjermania refuzon të ndihmojë financiarisht Turqinë

28 Gusht 2018, 21:47, Aktualitet CNA
“Nuk është prioriteti ynë”/ Gjermania refuzon të

Shteti gjerman nuk ka për t?i ofruar Turqisë ndihmë financiare. Reuters raporton, se qëndrimi i Gjermani nuk ka ndryshuar.

“Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ashtu siç e thamë edhe në deklaratën zyrtare të qeverisë, më 20 Gusht, dhënia e ndihmës ndaj Turqisë, nuk është një prioritet i Gjermanisë në këto momente?, ka deklaruar një zyrtar gjerman.

Kujtojmë se Turqia është duke përjetuar një krizë të shkaktuar nga një zhvlerësim i shpejtë i monedhës turke, Lira.

Ndërkohë pritet që në muajin shtator, presidenti Erdogan të zhvillojë një vizitë zyrtare në Gjermani, në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunuese mes palëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga