LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kursimi tek ushqimet/ Ja ku renditet Shqipëria

28 Gusht 2018, 06:11, Aktualitet CNA
Kursimi tek ushqimet/ Ja ku renditet Shqipëria

Në një ekonomi të konsumit, duket e çuditshme të kursyerit tek ushqimet. Megjithatë, për 38% e shqiptarëve të pyetur në anketën e cilësisë së jetës së Komisionit Europian,thanë se kanë blerë më pak fruta dhe perime për të kursyer para dhe 46% e tyre kishin blerë më pak mish nga se ju nevojitej për të njëjtën arsye.

Përqindja e të anketuarve që iu janë përgjigjur me po pyetjes nëse kanë blerë më pak perime dhe fruta, por edhe mish, është më e larta në Shqipëri nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, por edhe nga vendet kandidate për tu anëtarësuar, shkruan Monitor.

Në krahasim me vendet e rajonit, diferenca është e konsiderueshme. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia, ku vetëm 28% e të anketuarve u përgjigjën se kanë blerë më pak perime dhe fruta që të kursejnë para, dhe 35% e tyre pohuan se kursyen tek racioni i mishit.

Në Malin e Zi dhe në Serbi, përqindja e të anketuarve që thanë se kursyen tek blerja e frutave dhe perimeve është përkatësisht 15-16%.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, Suedia ka përqindjen më të ulët të të anketuarve që kanë pohuar se kanë kursyer te blerja e frutave dhe perimeve për të kursyer, me vetëm 3%.

Ndërsa më e larta ka qenë në Rumani, ku sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, përqindja e të pyeturve që kanë kursyer te frutat dhe perimet është 29%.

Përqindja e lartë Bullgari dhe Greqi, me përkatësisht 18 dhe 16%.

Më të varfrit, tryezën më bosh

Individët me të ardhura të ulëta janë ata të cilët sakrifikojnë te ushqimi. Sipas kategorive të të ardhurave, përqindja të anketuarvenë Shqipëri që i përkisnin Grupit të parë (të ardhurat më të ulëta) dhe të cilët kishin kursyer te frutat dhe perimet ishte 60%, me e larta krahasuar për të njëjtin grup në të gjithë Europën.

Në vendin fqinj, Malin e Zi, përqindja për këtë grup është vetëm 13%, në Turqi 33%, në Serbi 37% dhe në Maqedoni 46%.

Anketa Evropiane e Cilësisë së Jetës është një studim unik pan-evropian që shqyrton kushtet e jetës së qytetarëve evropian në lidhje me mirëqenien individuale dhe cilësinë e shoqërisë dhe shërbimeve publike.

Ai përfshin tema të tilla si shëndetësia, strehimi, ekuilibri i familjes dhe i punës dhe i jetës, si dhe besimi, pjesëmarrja në shoqëri, përjashtimi social dhe tensionet shoqërore.

Lajmet e fundit nga