LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kur të vjen vëllai nga jashtë shtetit”/ Zbulohet dhurata e Ramës për Braçen nga Italia

28 Gusht 2018, 10:32, Aktualitet CNA
“Kur të vjen vëllai nga jashtë shtetit”/ Zbulohet

Një lajm i cili bëri shumë bujë në media disa ditë më parë, ishte takimi i kryeministrit Rama në ‘Allianz Stadium’, me sulmuesin Cristiano Ronaldo.

Gjatë takimit, kryeministrit iu dhurua nga vetë lojtari një fanellë me emrin e tij në të dhe disa autografë nga lojtarët e tjerë të ekipit.

Por, kryeministri ka sjellë një dhuratë të veçantë edhe për deputetin Erion Braçe, i njohur si një tifoz i flaktë i Juventusit, Italisë dhe Partizanit.

Kryeministri i ka sjellë Braçes, një fanellë me autografin e Ronaldos.

Me anë të një fotoje në rrjetet sociale, Braçe ka treguar autografin duke shkruar batutën e shumë përdorur të shqiptarëve.

?Kur te vjen vllai nga jashte shteti dhe te sjell dhurate Bardh e Zi!?-shkruan Braçe bashkangjitur fotos.

Lajmet e fundit nga