LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimi ndaj gjyqtarit/ Deputeti demokrat 'shuplakë' Qeverisë

28 Gusht 2018, 14:49, Aktualitet CNA
Kërcënimi ndaj gjyqtarit/ Deputeti demokrat

Deputeti i Partisë Demokratike , Agron Shehaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me audio-regjistrimin e publikuar gjatë ditës së sotme në media.

Në këtë audio-regjistrim  ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba i kërkonte favore gjyqtarit shqiptar në Strazburg, Ledi Bianku.

Shehaj në postimin e tij ka shkruar, se për të fitur gjyqin kunder qytetarëve, Rama dërgon kandidatin për gjykatën kushtetuese, të shantazhojë  anëtarin e gjykatës së Strasburgut.

?Kaq të fuqishëm janë bërë këta mafiozë të paskrupullt? Kaq të dobët jemi ne si popull??,– ka vazhduar Shehaj në postimin e tij.

Postimi i plotë i deputetit Agron Shehaj:

Pasi shqiptarëve ju mohohet e drejta pronës nga qeveria shqiptare, pronarët kërkojnë drejtësi në gjykatën e Strasburgut

Për të fituargjyqin kunder qytetarëve, Rama dërgon kandidatin për gjykatën kushtetuese, të shantazhojë anëtarin e gjykatës së Strasburgut.

Rama do bej drejtësi???

Kaq të fuqishëm janë bërë këta mafiozë të paskrupullt?

Kaq të dobët jemi ne si popull?

Dëgjojeni dhe shpërndajeni./ CNA.al

Lajmet e fundit nga