Connect with Us

Irani i kundërpërgjigjet SHBA-ve/ Merr në kontroll pikën kyçe të kalimit të kalimit të naftës

Aktualitet

Irani i kundërpërgjigjet SHBA-ve/ Merr në kontroll pikën kyçe të kalimit të kalimit të naftës

Publikuar

-

Irani ka marrë kontrollin e plotë të gjirit dhe ngushticës së Hormuzit. Lajmi është bërë publik nga Kreu i marinës së Gardës Revolucionare, Alireza Tangsiri, i cituar nga agjensia iranane e lajmeve “Tasnim”.

Zyrtarët iranianë e kanë bërë këtë veprim në shenjë hakmarrjeje ndaj veprimeve armiqësorë të SHBA-ve, shkruan FoxNews.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës, ndërsa bllokimi i saj ishte paralajmëruar edhe më herët, nga lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit, u tensionuat, pasi presidenti Donald Trump, doli nga marrëveshja për armët bërthamore të fuqive të mëdha dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit.

LEXO EDHE:  Gara presidenciale në SHBA/ Evi Kokalari: Biden nuk po fiton, po përpiqet të vjedhë haptas zgjedhjet

Gjithashtu zyrtarët amerikanë kanë kërcënuar Iranin se do t’ja reduktojnë eksportet e naftës deri në 0./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tani është aksioner i inceneratorëve”/ Berisha nxjerr fakte: Ja çfarë shkruante Blushi kur drejtonte Libra

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social një dokument, ku tregon se si Ben Blushi në kohën kur drejtonte Libra dilte kundër megaaferës korrupstive të inceneratorëve.

Berisha tha se Blushi e ka shndërruar Top Channel në zëdhënësin e mafies së plegrave, duke theksuar se pas 4 vitesh, Blushi është bërë aksioner i inceneratorëve.

“Arben Malavita 4 vite me pare denonconte ne Libra djegsat se megaafere korruptive! Sot ky mafioz eshte aksioner i tyre. Ai ka shnderruar TV qe drejton ne Top zedhenesib e mafies se plehrave! Ketu me poshte keni dokumentin se çfare shkruante ai ne Libra ne vitin 2016 per djegsat si megaafere korruptive te qeverise! Lexojeni sipas deshires! Sb”, tha ai.

Shkrimi i publikuar nga Berisha:

05 Dec

2016

COMMENTS 0

Dhënia me konçesion për ndërtimin e incineratorët në Elbasan e Fier nuk është gjë tjetër veçse një aferë korruptive e cila rëndon xhepat e qytetarëve.

Pavarësisht se me administratorë të ndryshëm, si Albtek Energy ( konçesionari i Elbasanit) ashtu edhe Integrated technology Ëaste treatement Fier (fituesi i tenderit të Fierit) sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit kanë të njëjtën adresë – Sky Toëer, kati 13. Edhe adresa dytesore e rregjistruar në QKB është e njëjtë ( Elbasan, nënstacioni elektrik).

Pyetja e Libra është: a thua kjo të jetë vetëm një rastësi?

Të dyja kompanitë kanë një kapital fillestar 100.000 Lekë ndërkohë që do ndërtojnë impjante me një vlerë prej respektivisht 22 dhe 28milion Euro.

Pyetja e Libra është me çfarë parash do të sigurojnë ato bashkëfinancimin e investimit që në rastin e Elbasanit është 9.5 Milion Euro?

Ka një kakofoni të ndërveprimit të institucioneve dhe afateve kohore që gjithsecila i ofron Albtek Energy. Koncensioni i dhënë nga Ministria e Mjedisit me VKM nr 907 17/12/2014 ( zbardhur në fletoren zyrtare të datës 6 janar 2015) nga njëra anë flet për koncesion 7 vjeçar. Leja e ndërtimi eshte dhënë me vendim nr 1, datë 27/01/2015 të Këshillit Komëtar të Territorit, vetëm 15 ditë pas zbardhjes së koncesionit. Ndërkohë që Këshilli i Ministrave me propozim të Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka miratuar “Ndërtimin dhe shfrytëzimin e impiantit me rikuperim të energjisë nga trajtimi i mbetjeve” me VKM Nr. 792, datë 9.11.2016 me një kohëzgjatje prej 25 vitesh. Çuditërisht po në të njëjtën ditë ERE ka miratuar fillimin e procedurave për licensimin e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga impianti i përpunimit të mbetjeve urbane, megjithëse sipas po këtij vendimi dokumentat e paraqitura nga kompania janë pjesërisht të sakta. Në qershor të 2016 kryebashkiaku i Elbasanit ka përgëzuar përfundimin e investimeve në impjant.

Pyetjet e Libra janë: pse ka mos rakordim të kohëzgjatjes së koncensionit dhe vendimit të shfrytëzimimit? Si është dhënë leja e ndërtimit në një kohë rrekord prej 15 ditësh kur kompania duhej të kishte edhe lejen e mjedisit dhe ‘vlerësimin e ndikimit në mjedis’, procese këto që në bazë të legjislacionin në fuqi kërkojnë një proces konsultimi për të paktë 30 ditë? Pse studimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis nuk është publik në faqen e Ministrisë së Mjedist siç e kërkon ligji? Përse leja për ndërtim dhe shfrytëzim nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë vjen pasi ka mbaruar ndërtimi i veprës?

LEXO EDHE:  Çifti Andrea të akuzuar për korrupsion, zotërojnë shtëpi në Amerikë?

LEXO EDHE:  Presidenti i SHBA hedh votën në Florida/ “Votova për njërin që quhet Trump”

Marrëveshja e konçesionit është një marrëveshje shumë e dobët nga këndvërshtrimi juridik. Ajo nuk jep aspak informacion mbi teknologjinë që do përdoret, standartet mjedisore që do përdoren, detyrimet e koncesionarit nëse dështon në përmbushjen e këtyre standarteve. Gjithashtu marrëveshja detyron shtetin që të përjashtojë nga përdorimi dhe përpunimi i mbetjeve të qarkut të Elbasanit çdo operator tjetër përveç incineratorit.

Pyetjet e Libra në këtë rast janë: pse ky përjashtim kur sipas hirearkisë së mbetjeve të aprovuar nga shteti Shqiptar kushtëzohet riciklimi përpara insenerimit? Përse shteti i garanton koncesionarit shitjen e energjisë së prodhuar, kur ky treg tashmë është i liberalizuar? Përse Koncensioni nuk jep asnjë informacion apo të dhënë për mënyrën e operimit pas ndërtimit, sa do të jetë kosto e insenerimit për çdo ton mbetje të trajtuar, kush do ta mbulojë këtë kosto (po përsëritet e njëjta dramë si me termocentralin e ndërtuar në Vlorë me para të taksapaguesve, i cili nuk është vënë kurrë në punë për shkak të vlefshmërisë ekonomike) ? Në Europë trajtimi me insenerim i një ton mbetjesh kushton nga 70-120 Euro/ton në varësi të teknologjisë së përdorur, llogaritur këtu edhe fitimin nga energjia e prodhuar.

Ku do ta gjejë konçesionari sasinë ditore të deklaruar prej 120-140 ton/ditë kur Elbasani nuk gjeneron kaq mbeturina?

Cila bashki e Shqipërisë është në gjëndje të përballojë këtë kosto trajtimi? Ju lutem mbani në vëmendje që në bashki si Shkodra apo Saranda nuk paguhet dot kosto e trajtimit në fandfillet ekzistuese prej respektivish 1000 Lekë/ton dhe afro 2500 Lekë/ton

Pse nuk ka aspak informacion për teknologjinë e përdorur në këtë impiant?

Përse koncesionarit nuk i është kërkuar garancia prej 2,16 milion Euro që duhet ngurtësuar nga kompania përpara nënshkrimit të kësaj kontrate? Si ka mundësi që të gjitha punimet e kryera gjatë 2015 janë në pothuajse të njëjtat vlera me kredinë e marrë rreth 3.9 miljon euro dhe ndërkohë kjo shifër është kaq larg totalit të investimit kur mbeten edhe më pak se 5-6 muaj në mbarimin e veprës? (mjafton të shohim bilancin e vitit 2015 të rregjistruar në qëndrën kombëtare të biznesit për ti vërtetuar këto )

Kjo përbën vetëm një tablo të shkurtë të problematikës së këtij investimi jo transparent e korruptiv, e cila nuk paraqet vetem akuzat tona për këtë qeverisje, por edhe pamundësinë e një administrate të “rilindur” për të siguruar zbatimin e ligjit dhe standarteve Europiane./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“U fsheh numri i viktimave nga Covid”/ Pipero i përgjigjet akuzave të Bashës

Publikuar

-

Nga

“U fsheh numri i viktimave nga Covid”/ Pipero i përgjigjet akuzave të Bashës

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur lidhur me akuzat e ngritura dje nga kreu i PD, Lulzim Basha për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid. Pipero tha se nuk ka mundësi që të fshihen vdekjet.

Sipas tij deklarata e mjekes Najada Çomo nuk lë vend për të zbuluar gjëra të tjera ndërsa theksoi se kartelat janë aty dhe mund të hetohen.

“Dekarata e doktoreshë Najadës nuk lë vend për të zbuluar gjëra të tjera sepse sapo e tha, aty janë kartelat mund të hetohet. Nëse ka dyshime mund të hetohet. Kartala përmban gjithçka lidhet me historikun e sëmundjes së pacientit madje edhe të shkakut të humbjes së jetës. Nëse ka një vend ku mund të aludohet, në opinionin tim, ajo që dua tiu them di që çdo kartelë e stafit plotësohet me përgjegjësi për gjithçka lidhet me sëmundjen aktuale dhe sëmundjet bashkëshoqëruese”, u shpreh Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e Bashës për numrin e viktimave/ Pampuri: Informacioni ka ardhur nga ekspertë brenda spitalit

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri foli për pasojat që shkakton në psikologjinë e qytetarëve situata me pandeminë në vend dhe për akuzat e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha se numri i viktimave nga Covid nuk raportohet i saktë.

Pampuri u shpreh se në situatën epidemike që Shqipëria ndodhet është më se normale dhe e domosdoshme që qytetarët të drejtohen te psikologu për këshillime dhe marrjen e ndihmës për përballimin sa më lehtë me frikën nga Covid. Kontakti me psikologun sipas saj është i këshillueshëm edhe për stafin mjekësor.

“Është më se e domosdoshme të shkohet tek psikologu në një situatë të tensionuar siç jemi për shkak të pandemisë. Shumë stres i akumuluar e pengon njeriun të kryejë punët e përditshme dhe rëndon në mënyrë konstante gjendjen e tij. Psikologu është shumë i rëndësishëm edhe në mjekësi, vetë ekipi  mjekësor e ka të nevojshëm dhe psikologu është pjesë e ekipit multidisiplinar”, tha Pampuri në “ABC NEWS”.

Në lidhje me deklaratat politike për pandeminë, të dy partive kundërshtare, Partia Demokratike dhe Partisë Socialiste, se si ndikojnë ato tek njerëzit, Pampuri tha qytetarëve duhet tu jepet një informacion i saktë në mënyrë që të mos ndikojë negativisht në psikikën e njeriut.

“Po flas në aspektin profesional. Mendoni 50 vjet në komunizëm që reflektohej sikur këtu ishte gjithçka e shkëlqyer kur në fakt nuk ishte kështu, çfarë pasojash lanë tek ne? Nuk është aspak për të përhapur panik por duhet të themi të vërtetën, nëse e fshehim atë do të humbasim besimin tek qytetarët dhe pacientët. Gjërat kur prezantohen me fakte, edhe nëse është lajm i keq është gjë e mirë.

Ka debat nëse duhet të thuhet diçka e keqe apo jo, në shumicën e rasteve duke bërë transparencë të situatës ndërmerren masat se si duhet vepruar më tej. Apeli im është se duhet të themi atë që është dhe ti themi ashtu siç është, nëse veprojmë ndryshe, kjo gjë do të ndikojë negativisht në psiken e individit”, tha Pampuri.

LEXO EDHE:  Meta në SHBA/Forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik

LEXO EDHE:  Gara presidenciale në SHBA/ Evi Kokalari: Biden nuk po fiton, po përpiqet të vjedhë haptas zgjedhjet

Sa i përket deklaratës së kreut të PD Lulzim Basha në lidhje me viktimat e Covid në Shqipëri ku sipas tij shifrat nuk janë raportuar të sakta, Pampuri tha se PD bashkëpunon me ekspertë dhe mjekë dhe informacionin e merr edhe nga brenda spitaleve Covid në Tiranë dhe më gjerë.

“Brenda Partisë Demokratike janë një grup i madh ekspertësh të cilët bashkëpunojnë edhe për të dhënë lajmin e duhur. Disa përfaqësojnë PD edhe publikisht, disa të tjerë janë mjekë të nderuar dhe ekspertë, profesor të nderuar të cilët ofrojnë informacionin ashtu siç është brenda spitaleve Covid”, deklaroi ajo./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE