LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Audio-përgjimi i manipuluar” / Denar Biba akuza opozitës

28 Gusht 2018, 13:27, Aktualitet CNA
“Audio-përgjimi i manipuluar” / Denar Biba akuza opozitës

Denar Biba ka reaguar në lidhje me publikimin e një audio-përgjimi, në të cilin pretendohet se shantazhohet gjyqtari shqiptar në Strasburg, me qëllim që të bllokojë vendimet për çshtjet e pronave për qytetarët shqiptarë.

Në një prononcim për mediat, Biba ka reaguar ashpër, duke u shprehur se audio-përgjimi është i manipuluar, ndërsa ka bërë thirrje për publikimin e plotë të bisedës.

Sipas Bibës, nëse sigurohet audio-përgjimi i plotë, do të vërtetohet se ishte një bisedë miqësore.

Nënkryetari i KQZ, ka shtuar gjithashtu se gjyqtari nuk kishte gjë në dorë, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për pronat.

Ndër të tjera, Biba ka akuzuar opozitën se po e përdor çdo gjë për qëllime politike.

Po ashtu ai tha se ?opozita kërkon të hedhë baltë mbi figurën time në prag të zgjedhjeve lokale. /CNA.al

Lajmet e fundit nga