LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre kryeministra të Ballkanit mungojnë në takimin në Durrës/ Rama zbulon arsyen

27 Gusht 2018, 11:09, Aktualitet CNA
Tre kryeministra të Ballkanit mungojnë në takimin në

Ditën e sotme po zhvillohet në vilat qeveritare të Durrësit samiti informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor. Në takim marrin pjesë vetëm 3 nga 6 kryeministrat e rajonit që ishin ftuar, ndërsa munognin shefja e ekzekutivit të Serbisë, ai i Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Në një konferencë për shtyp pas takimit, kryeministri Rama ka zbardhur detaje nga samiti si dhe ka zbuluar arsyet e mungesës së tre liderve të Ballkanit.

?Kushte objektive kanë pamundësuar praninë e disa miqve të tjerë. I shpreh ngushëllimet tona kryeministrit Borisov për aksidentin tragjik ku humbën jetën shumë persona dhe është bërë shkak për anulimin në minutën e fundit të ardhjes së tij, po ashtu kryeministri i Maqedonisë e ka pasur të pamundur fluturimin për shkak të kohës, kryeministrja e Serbisë na përcolli keqardhjen.?-tha kreu i qeverisë.

Po ashtu Rama bëri të ditur se në takim është bërë një bilanc të ecurisë të procesit të krijimit të zonës ekonomike.

?Kemi diskutuar më gjerësisht për marrëdhëniet për ecurinë e përbashkët në BE. Objektiv ngritja e qendrës për zhvillimin e qëndrueshëm teknologjik në Malin e Zi, iniciativë që e mbështesim fuqimisht. Duhet të ecim shumë shpejt me standardet e ndërveprimit evropian në raport me tarifat, kontrollet dhe burokracitë dhe jo të bëjmë hapa prapa.?-u shpreh Rama.

Lajmet e fundit nga