LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trondit ish-ministri Ramës/ Prokuroria bashkëpunon me kriminelët

27 Gusht 2018, 15:59, Aktualitet CNA
Trondit ish-ministri Ramës/ Prokuroria bashkëpunon me kriminelët

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur, se Prokuroria ka nisur një fillim të mbrapshtë.

Në postimin e tij ish-ministri shprehet, se prokuroria duke njoftuar publikisht se ?po hetojmë?, u jep kohë  keqbërsëve të ?reagojnë?.

Manjani këtë gjë e ka perifrazuar me shprehjen “M?ka çu nana me la gojën?.

Më tej ai është shprehur, se kjo është arsyeja pse dështojnë çështjet penale.

?Ndërkohë qeveria nuk harron të fajsojë gjykatën, ndërkohë që medemekt Prokuroria e saj bën qokën?,- ka përfunduar Manjani.

Postimi i plotë i ish-ministrit, Ylli Manjani:

Fillim i mbrapshtë.

Prokuroria njofton publikun, si në gjysëm ilegalitet, se ka dërguar shkresa disa institucioneve publike.

Me këto shkresa kërkon informacion për disa tendera që ka fituar dikush, që ligjërisht nuk mund ti fitonte.

Puna është se nuk e kuptoj fare se çfarë janë këto ?shkresa??!!

Prokuroria çel hetime dhe shfaqet në derën e çdo instirucioni dhe sekuestron dokumenta zyrtare që i duhen. Këto dokumenta merren aty për aty në befasi e konfidenë të plotë.

Duke dërguar shkresa si dhe duke njoftuar publikisht se ?po hetojmë?, prokuroria i jep kohë keqbërësit të ?reagojë?!!!

Ky nuk është hetim, por zbatim korrekt i shprehjes ?m?ka çu nana me la gojën?…

Ndaj dhe dështojnë çështjet penale!

Ndërkohë qeveria nuk harron të fajsojë gjykatën, ndërkohë që medemekt Prokuroria e saj bën qokën…/ CNA.al

Lajmet e fundit nga