LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rusi/ Dënohet me 30 ditë burg kreu opozitar, Alexei Navalny

27 Gusht 2018, 18:46, Aktualitet CNA
Rusi/ Dënohet me 30 ditë burg kreu opozitar, Alexei Navalny

Kreu opozitar rus, Alexei Navalny është dënuar me 30 ditë burg, për një protestë që kishte organizuar në muajin janar të  këtij viti.

Mediat ruse raportojne se Navalny u shpall fajtor për shkelje të përsëritur të dispozitave ligjore për organizimin e protestave publike.

?Kjo është një procedurë e çuditshme që ka për qëllim, të më pengojë të marrë pjesë në përgatitjet e protestave në rang kombëtar, kundër rritjes së moshës së daljes në pension?, mësohet të ketë thënë Navalny në sallën e gjyqit.

Kujtojmë, se kundërshtati më i ashpër i presidentit Putin u arrestua të shtunën e kaluar shtëpisë së tij në Moskë, vetëm dy javë para protestave të njoftuara kundër projekt-reformës së pensioneve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga