Connect with Us

Lufta e titanëve/ Raundi i ri

Aktualitet

Lufta e titanëve/ Raundi i ri

Publikuar

-

A ka ardhur koha për një luftë të hapur tregtare mes Kinës dhe SHBA-së? Ndërsa mediat shtetërore e shpallin SHBA-në humbëse, shumë kinezë janë të shqetësuar.

SHBA vendosi përsëri tarifa doganore ndëshkuese ndaj Kinës. Këto përfshijnë dogana mbi mallrat kineze me vlerë 16 miliardë dollarë (rreth 14 miliardë euro). Ato janë pjesë e një pakete taksash doganore prej 50 miliardë dollarësh, 34 miliardë dollarë prej së cilave u vendosën për mallrat kineze në fillim të korrikut.

Pekini u përgjigj menjëherë, duke aplikuar 25 për qind taksa ndëshkuese doganore për mallra amerikane me vlerë 16 miliardë dollarë, njoftuan mediet kineze. Prandaj, Pekini është i vendosur të vazhdojë të përgjigjet me “masat e nevojshme hakmarrëse” ndaj tarifave ndëshkuese të SHBA. Veprimi i SHBA-së shkel qartë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO), tha Ministria kineze e Tregtisë. Pekini do të ngrejë padi në OBT.

Thomas Jäger, politolog në Universitetin e Këlnit, mendon se Pekini tani po mendon me kujdes nëse reagimi ndaj raundit të parë të doganave ndëshkuese të SHBA-së, të vendosura në korrik, ishte i drejtë. Në momentin e parë reagimi qe që ne do të kundërpërgjigjemi me të njëjtën mënyrë, por tani “me sa duket Pekini po mendon nëse ky reagim qe me të vërtetë i zgjuar.”

Pasiguri në radhët e popullsisë

Shumë kinezë janë të shqetësuar se si do të përfundojnë mosmarrëveshjet tregtare me SHBA-në. “Mendoj se Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë luftën tregtare, sepse ata janë më të zhvilluar se Kina. Megjithëse Kina ka popullsi të madhe, shanset janë në anën e amerikanëve nëse fillon lufta”, thotë trajneri 25-vjeçar Lin Zaishi nga qyteti gjashtëmilionësh Fuzhou në bregun juglindor të Kinës.

Symbolbild China - USA Strafzölle | Import von Sojabohnen (Getty Images/AFP/G. Baker)

Menaxheri 40-vjeçar Chen Jun, i mirëkupton të dyja palët, “Unë nuk mendoj se ka ndonjë palë që duhet fajësuar, sepse të dyja palët ndjekin interesat e tyre kombëtare. Dhe qeveria e SHBA-së nën Donald. Trump duhet të marrë gjithashtu parasysh interesat e veta.”

Kurse një kalimtarë kinez, i cili dëshiron të mbetet anonim thotë: “Bota nuk mund të jetojë pa SHBA-në. Shtetet e Bashkuara kanë bërë shumë për paqen botërore, ata kanë sakrifikuar shumë prej ushtarëve të tyre dhe kanë financuar më shumë para për OKB-në. Edhe në qoftë se Kina do të kishte të njëjtat burime si SHBA, vendi ynë nuk do të merrte të njëjtën përgjegjësi, sepse kinezët janë egoistë. Unë jam kinez, dhe e them sinqerisht këtë”.

Mediat kineze flasin për humbje të SHBA-së

Në mediat shtetërore kineze ku dominon prej kohësh tema e tarifave doganore e luftës tregtare, shprehen sot se ne fund ata që do të dalin të humbur do të jetë ekonomia amerikane dhe konsumatorët dhe punonjësit amerikanë. Fillimisht mediat mbanin një qëndrim autokritik, por tani po përsërisin parullat e udhëheqjes në Pekin se në fund më të prekurat do të jenë famijet e shtreses së mesme dhe të varfër në SHBA.

LEXO EDHE:  Vazhdojnë votimet paraprake në Shtetet e Bashkuara

Por megjithë propagandën popullsia kineze po përgatitet për ditë të këqia. Shumë kinezë po përpiqen që t’i këmbejnë të ardhurat e tyre në dollarë, euro ose ar, edhe pse rregullat janë tepër strikte. Po ashtu në rrjetet sociale u përhapen lajme se një manaxher fondesh bankare qe kapur duke u përpjekur të largohej nga vendi me kallëpë ari disakilogramësh dhe kjo e ka nxitur edhe me tepër frikën.

Qeveria kineze ka urdhëruar ndërkohë bankat që të lejojnë pa kontroll tërheqje devizash deri në vlerën maksimale 5000 USD. Kush do të tërheqë më tepër duhet t’i tregojë bankës se përse i duhen urgjentisht kaq shumë para. Por zyrtarisht dhe me shkrim një urdhëresë e tillë nuk ekziston.

Luftë me frikën

“Lufta tregtare ka shkaktuar vërtet shqetësim tek popullsia”, thotë Huang Weiping nga Universiteti Renmin në Pekin. Profesori i ekonomisë i sheh tarifat doganore ndëshkuese amerikane mbi të gjitha si mjet lufte psikologjike: “Në luftën tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, efektet psikologjike janë më të mëdha se efektet reale. Ndonëse frika në mesin e popullatës është vërtetë e pranishme, ndikimi në ekonominë reale është minimal “. Doganat ndëshkuese të vendosura nga Donald Trumpi janë më të ulëta se vlera e shitjeve të pasurive të patundshme në një qytet të mesëm kinez, thotë Huang Weiping. “Kjo nuk është çështje parash.Frikat e njerëzve janë problemi më i madh për ekonominë kineze,” vëren ekonomisti.

US-China-Handelsgespräche (Reuters/D. Lawder)

Ren Zeping, analist ekonomik, mendon si shumë kinezë se ende nuk ka ardhur koha për një luftë të hapur mes Kinës dhe SHBA-së.  “Para luftës tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, në vendin tonë  kishte një tendencë mbivlerësimi dhe vetëbesimi”. Konflikti aktual nuk ka shkaktuar asgjë tjetër, vetëm se një kthim tek arsyeja. “Ne duhet të pranojmë qartë se Kina ende ka shumë për të bërë përsa u përket inovacioneve, shërbimeve financiare, arsimit, teknologjive bazë dhe ushtrisë”, mendon ai.

Ndërkohë, shumë vendimmarrës në rrethin e ngushtë të udhëheqjes së partisë duhet ta kennë të qartë: konflikti i tanishëm me Shtetet e Bashkuara dhe rezistenca më e madhe ndaj blerjeve strategjike në Evropë, janë qëllime të caktuara të strategjisë ambicioze “Made in China” që nuk mund të realizohen më në kohë, thotë Thomas Jäger. “Por kjo pritet të ndryshojë deri në ditën e qindvjetorit të Republikës Popullore në tetor 2049. Se deri atëhere Kina dëshiron të jetë jo vetëm në një nivel me SHBA-në, por të dominojë teknologjitë kyçe të ekonomisë globale”./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Sulmoi SHBA-në dhe BE-në/ Astrit Patozi kap “mat” Ilir Metën

LEXO EDHE:  I burgosuri iu bën "zbor" gardianëve/Shikoni çfarë ndodh (Video)

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Një “XR” blihet 118 dollarë më lirë në Kinë, ja arsyeja që Apple” ul çmimet e “iPhone”-ve

LEXO EDHE:  SHBA-ja dërgon makineri ushtarake në Poloni

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: