LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- Të shtënat me armë zjarri në SHBA/ Zbardhen shkaqet

27 Gusht 2018, 06:39, Aktualitet CNA
Foto- Të shtënat me armë zjarri në SHBA/ Zbardhen shkaqet

Tre persona humbën jetën ndërsa 11 të tjerë u plagosën, si pasojë e të shtënave në një sallë ku po zhvillohej një turne video lojrash në Jacksonville, në Florida të SHBA-ve.

Autori i ngjarjes është 24 vjeçari David Katz, i cili pasi hapi zjarr ndaj turmës qëlloi edhe veten.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë eleminimi i 24 vjeçarit nga turneu, shkruajnë mediat amerikane.

Në mesin e të plagosurve ndodhej edhe shqiptari Drini Gjoka.

Ky i fundit e ka përshkruar ngjarjen si ditën më të tmerrshme të jetës së tij, ndërsa ka shtuar se është me fat që është gjallë. Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen. /CNA.al

Lajmet e fundit nga