LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Çfarë po hamë?/ AKU sekuestron 308 kg mish në Korçë dhe Pogradec

27 Gusht 2018, 13:18, Aktualitet CNA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 308 kg mish nga kafshë të paregjistruara në Korçë dhe Pogradec. AKU bën me dije se ka evidentuar 4 subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme, pra nga kafshë të paregjistruara, të cilat nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes (ishin pa vulë dhe certifikatë veterinare).

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar:
a. 190 kg mish vici të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin ?Pando Strati? në Pogradec
b. 88 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin ?Refije Kapri? në Pogradec
c. 20 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin ?Dhimitër Bucuku? Pogradec
d. 10 kg mish derri të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin ?Theodhor Rembeci? në Korçë

Ndaj subjektit ?Refije Kapri? u mor masë bllokim i menjëhershëm i aktivitetit përpos mungesës së plotë të dokumentacionit ushtronte aktivitetin në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I K.penal ?Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore?, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes ?Shqipëria që duam? Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Lajmet e fundit nga