LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Durrës/ Zbardhet axhenda

26 Gusht 2018, 16:21, Aktualitet CNA
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Durrës/

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen ditën e nesërme në Durrës. Temë e takimit do të jetë ?Integrimi i Ekonomisë Rajonale?.

Në takim do të jetë i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn. Takimi pritet të nisë në orën 10:00.

Ndërkohë kryeministria ka zbardhur disa nga temat e diskutimeve dhe programin e takimit.

Temat e diskutimit

-Një vizion i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian
-Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1
-Marrëveshja Roaming
-Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale

Programi i takimit

09.40 ? Ardhja e delegacioneve
09.50 ? FOTO Familjare
10.00 ? Fillimi i sesionit të Samitit
12.15 ? Konferenca për Shtyp
*Kryeministri Rama + Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës
? Fjalë Kryeministri Rama
? Fjalë Komisioneri Hahn
? Pyetje (1 pyetje për secilin kryeministër).

Lajmet e fundit nga