LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkelën rregullat e qarkullimit/ Policia “mbyt” në gjoba shoferët

26 Gusht 2018, 17:07, Aktualitet CNA
Shkelën rregullat e qarkullimit/ Policia “mbyt” në gjoba

Policia ka vijuar me kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve, për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë.

Gjatë fundjavës, në Durrës janë proceduar penalisht gjashtë shtetas për drejtim mjeti pa patentë, ndërsa katër të tjerë janë arrestuar, pasi ka rezultuar se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Gjithashtu mësohet se janë vendosur masa administrative për 343 persona, për përdorimin e celularit gjatë udhëtimit, mosvënien e rripit të sigurisë, parakalim të gabuar dhe tejkalim shpejtësie.

Policia njofton se kontrollet në Durrës, do të vijojnë dhe në ditët në vazhdim.

Njoftimi i plotë

Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Specialistët e Rendit kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta gjatë fundjavës.

Qarkullimi Rrugor në vijim të zbatimi të planit të masave u kanë ushtruar kontrolle drejtuesve të mjeteve që konsumojnë pije alkoolike dhe drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi, me qëllim parandalimi i aksidenteve rrugore dhe rritja e parametrave të sigurisë në rrugë.

Sektori i Rendit kanë ushtruar kontroll mjeteve mbi e evidentimin e rasteve të posedimit të sendeve të paligjshme me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara vetëm në fundjavë
janë proceduar penalisht 6 shtetas për drejtim të motorçikletave pa leje drejtimi dhe është janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur masat administrative si më poshtë vijojnë:

? janë pezulluar 37 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 11 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike;

? janë ndëshkuar 147 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

? janë ndëshkuar 114 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

? janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës këshillojnë çdo drejtues mjeti të mos përdorin alkool, mos drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, në të kundërt do të ndëshkohen me masë administrative apo sipas legjislacionit penal.

Kontrolle të kësaj natyre, duke planizuar shërbime shtesë në çdo aks rrugor në qarkun e Durrësit do të zbatohen edhe në ditët në vijim. /CNA.al

Lajmet e fundit nga