LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikoi artikullin izraelit, për Shqipërinë/ Qytetarët nuk kursehen ndaj Ramës

26 Gusht 2018, 06:56, Aktualitet CNA
Publikoi artikullin izraelit, për Shqipërinë/ Qytetarët nuk

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka publikuar në rrjetet sociale një artikull të mediave izraelite, ku përshkruhen bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe pikave turistike në veçanti.

Por si çdo ditë qytetarët kanë reaguar ndaj Ramës, për pakënaqësit e tyre lidhur dhe punën e pakët që ka bërë qeveria në fushën e turizmit.

Një komentues i ka kujtuar Kryeministrit të ndjerin Florian Beqiri i cili u vra në Francë, si rast ku të rinjtë shqiptarë ndihen të pambrojtur si jashtë vendit, po ashtu edhe brenda tij.

?Sa dëshir do kisha patur sikur me aq nxitim sa je nisur per ne Itali për te shku te Ronaldo , po me aq nxitim te kishe ikur ne Franc kur u vra Florian Beqiri. Po ce do. Ne jemi te pa mbrojtur ne Shqipri , lene mo ne vendet e huaja. Aq njerz sa ka humb populli Shqiptar keto 5-6 vitet e fundit , as ne Siri nuk kan ndodh. E shum shpejt Shqipria me 300-400 mij banor do ngeli?.

Një tjetër qytetar ka ironizuar Ramën lidhur me postimet që bën çdo ditë, duke u shprehur se i bën për qëllime përfitimi.

?Sa fiton nga keto postimet ti qe ne mengjes vetem mos na thuaj qe punon per pupullin dhe te dielave qe ne 7 te mengjezit?.

Ndërsa një tjetër shkruan: ?Nga ekrani bukur duket cdo gje…te vijne nje here te pushojne vete keta qe ti shikojne gjerat nga afer se mbase ndryshojne mendim?. / CNA.al

Reagime të tjera marrë nga profili i kryeministrit Edi Rama:

Lajmet e fundit nga