LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri Ramës i del në mbrojtje LRI-së

26 Gusht 2018, 13:28, Aktualitet CNA
Ish-ministri Ramës i del në mbrojtje LRI-së

Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili në qeverinë Rama 1 me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka dalë në mbrojtje të rinjëve të LRI-së, pas videos, ku ata këndonin duke përshëndetur me simbole fashiste.

Vasili ka shkruar se si mund të mbajë LRI një qëndrim tjetër kundrejt drogës dhe kusarisë.

?LRI ja ka dalë ti bëjë qesharake shushunjat, që nuk i shqetësojnë miliona euro luksi të qeverisë për avion e zyra,që nuk i shqetëson që 70% rinj duan të ikin nga Shqipëria?,- ka vazhduar më tej Vasili në postimin e tij.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Mesazhi i LRI s’ka asnje ekuivok dhe eshte shume i qarte.

Nje pushteti te ngritur mbi droge e hajduteri, dhe moralisht mbi pabesi e poshtersi i duhet goditur ballas dhe pa asnje kompromis.

Si mund te kete nje qendrim tjeter ndaj droges dhe kusarise.

LRI rrezon kulisat e pazaret, e skutave dhe vrimave,duke vendosur betejen ne fushe te hapur ku palet perballe jane e mira dhe e keqja.

Te vendosur tek e mira me force, ide dhe temperament LRI natyrshem ka vene ne hall shushunjat perqark pushteteve te djeshme e te sotme.

LRI ja ka dale ti beje qesharake shushunjat, qe nuk i shqetesojne miliona euro luksi te qeverise per avione e zyra,qe nuk i shqeteson qe 70% rinj duan te ikin nga Shqiperia,qe 50% e shqiptareve duan te ikin nga vendi,por te gjithe shushunjat i shqeteson mesazhi i perballjes me te keqen, qe e than mocalin e te keqes ku shushunjat gjallojne.

LRI na tregoi rrugen,moralin dhe forcen si duhet perballur e keqja,shembja e te keqes ngordh edhe shushunjat.

Te keqiat vijne bashke por edhe ikin bashke…./ CNA.al

Lajmet e fundit nga