LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Është çmendur fare! Reperja e njohur po e mbante të fshehtë beben, por FOTOJA e vogëlushes po bën xhiron e rrjetit! Ja si duket

26 Gusht 2018, 19:15, Lifestyle CNA
Është çmendur fare! Reperja e njohur po e mbante të

Që prej momentit kur u bë nënë Cardi B ka deklaruar se ajo nuk do të postojë asnjë foto të vajzës së saj, Kulture pasi ajo dëshiron që të shpenzojë kohë me vogëlushen larg vëmendjes së kamerave, të paktën për disa muaj.

Por duket se së fundmi disa foto, të cilat mendohen se janë të vogëlushes Kulture kanë dale online dhe reperja është ?çmendur fare?.

Fotografia, e cila tregon një foshnjë me flokë të errët duke fjetur me një batanije rozë, është shpërndarë nga një prej siteve më të mëdha të fansave të Cardi B.

Personi i cili thuhet se ka postuar foton deklaron se e ka marrë atë nga motra e Cardit, Hennessey.

Cardi dhe e gjithë skuadra e saj, janë inatosur nga kjo gjë dhe po përpiqen me gjithçka që ta fshijnë foton nga të gjitha rrjetet sociale.

Por sapo diçka postohet në Internet dihet se nuk humbet kurrë dhe fotoja e vogëlushes vazhdon të qarkullojë në rrjetet sociale.

Lajmet e fundit nga