LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliajt i del sërish bllof propaganda/ Ja nga çfarë u rrezikohet jeta çdo ditë qyetarëve

25 Gusht 2018, 18:15, Aktualitet CNA
Veliajt i del sërish bllof propaganda/ Ja nga çfarë u

Tragjedia e Genovas dha alarmin, se sa të pasigurtë janë qyetatarët. Menjëherë pas kësaj tragjedie, shtetet europiane nisën inpektimet për të kuptuar, se sa të rrezikuar ishin qyetetarët e tyre nga urat e amortizuara.

Normalisht pas asaj tragjedie lindi pyetja, po në Tiranë nga çfarë u rrezikohet jeta qyetarëve?

Këtë gjë e tregon një vëzhgim i CNA.al i kryer gjatë orëve të pasdites. Fotot e bëra tregojnë, se qyetarëve nuk u rrezikohet jeta nga urat, por nga vinçat që varen mbi ndërtesa dhe mbi kokat e kalimtarëve.

Njëri prej tyre ndodhet mbi kullën përballë Katedrales Ortodoske në Tiranë ?Ngjallja e Krishit?. Edhe pse punimet në këtë kullë janë braktisur prej më shumë se dy vitesh, vinçi vazhdon të qëndrojë sipër saj.

Edhe pse kryetari i Bashkisë së Tiranës është zotuar, se Tirana është një qytet i sigurtë për të jetuar, vinçat në  majë ndërtesave kanë shërbyer në disa raste për persona që kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje.

Një tjetër vinç qëndron mbi godinën e ?Teatrit të Operas dhe Baletit?, shumë pranë ?Sheshit Skëndërbej , i cili është i mbushur me njerëz.

Por këto nuk janë të vetmet zona , ku vinçat qëndrojnë mbi kokat e kalimtarëve, apo makinat që ecin nëpër rrugë, pasi edhe shumë pranë maternitetit ?Zonja Geraldinë? qëndron një vinç i tillë.

E në për fundim të gjithë kësaj mund të thuhet vetëm, se kryetari  Veliaj më shumë se sa të mendoj se cila do jetë kronika e rradhës televizive duhet të mendoj për sigurinë e qytetarëve, sepse siç tregoi dhe  tragjedia e Genovas amortizime të cilat fshihen  mund të ndodhin në çdo sekondë, aq më tepër me vinça që qëndrojnë varur për vite me radhë, si ai përballë ?Katedrales Ortodokse?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga