Connect with Us

Surprizat e motit/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Aktualitet

Surprizat e motit/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Publikuar

-

Moti mbetet gjatë gjithë ditës me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash; më të dendura gjatë pjesës së dytë të ditës kur priten shira afatshkurtër thuajse në të gjithë territorin duke përjashtuar ekstremin Jugperëndimor ku mundësitë për shira janë shumë të ulëta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 1-2°C; më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës në zonat veriperëndimore ku pritet maksimumi 34-35°C.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzim i ulët.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Pjesë e organizatave kriminale/ Policia arreston 52-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe Trafik i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Bert Seseri alias Albert Seseri, 52 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Çfarë pritet për ditët në vijim, ja kur do të ketë rrebeshe  

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Sfidë ngelet Karaburuni”/ Peleshi: Të gjitha vatrat serioze të zjarrit janë nën kontroll

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit janë vënë nën kontroll pothuajse të gjitha situatat serioze të zjarrit.

Peleshi tregon se po punohet ende në zonën e Karaburunit, ku Forcat e Armatosura po bëjnë një punë të madhe dhe intensive për shuarjen e flakëve.

Ministri i Mbrojtjes ka falenderuar të gjithë efektivët e Forcave të Mbrojtura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për të gjithë angazhimin dhe sakrificën e tyre në këto ditë të nxehta dhe emergjente.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura.

Falenderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë!”, shkruan Niko Peleshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

5 fëmijë të bllokuar në Siri/ 82-vjeçari jeton me shpresë: Nuk do i mbyll sytë pa i parë

Publikuar

-

Nga

Teksa kthimet e fëmijëve të bllokuar në kampin Al Hol në Siri vijojnë Dylber Shuli 82 vjeçari nga fshati Zagorçan i Pogradecit sërish nuk ka mundur të marrë lajmin e mirë se 5 mbesat e nipërit e tij po vinin.

Pas 8 vitesh pritje me shpresën se ata do kthehen tashmë ai është lodhur kjo nga mosha, sëmundjet por edhe pritja e gjatë.

Nga hera e fundit që ai ka folur për mediat është shumë herë më i lodhur dhe i zhgënjyer që ende nuk ka një lajm për kthimin e 5 fëmijëve të shtëpisë Shuli.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Dylberi megjithatë teksa tregon në foto nipërit e tij ende ka shpresë, nuk do i mbyll sytë deri ditën që ti shoh ata në oborrin e shtëpisë thotë ai edhe pse këtë ditë e sheh të largët.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Djali i Dylberit, Krenar Shuli ka ikur para 8 vitesh bashkë me bashkëshorten e tij dhe 4 fëmijë, sot në kamp janë 5 fëmijë pasi vajza e madhe lindi një djalë të vogël atje pasi e martuan në moshën 12 vjeçare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE