LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria e para në botë për konsumin e kokainës”/ Ja pse gëzon kryeministri

25 Gusht 2018, 08:35, Aktualitet CNA
“Shqipëria e para në botë për konsumin e

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me artikullin e ?The Economist?, në të cilin Shqipëria renditet e para në botë për konsumin e kokainës, në raport me popullsinë.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Vasili akuzon Ramën se gëzohet për këtë raport, pasi sipas tij është vetë kryeministri që po ua shet shqiptarëve.

?Shqiperia eshte e para per kokainen,The Economist e thote qarte . Kryeministri nuk merzitet per kete, bile gezon shume se kokainen qe u shet ai perdorin shqiptaret. ?-shkruan Vasili.

Ndërsa më tej, Vasili shkruan se ?Shqiperia eshte e para edhe per pasjen e nje kryeministri te çmendur?.

Sipas Vasilit, ?kryeministri zgerdhihet se 53% e shqiptareve duan te ikin, i cmendur se duartroket kur kriminelelet rrembejne parate publike dhe zaptojne zyrat e shtetit, i cmendur se eshte gati te shese edhe Shqiperine edhe Kosoven.?.

Postimi i plotë:

Shqiperia e para per kokainen, e para per kapjen e drejtesise dhe e para per kryeministrin e cmendur.

Shqiperia eshte e para per kokainen,The Economist e thote qarte . Kryeministri nuk merzitet per kete, bile gezon shume se kokainen qe u shet ai perdorin shqiptaret.

Prandaj nuk e konteston artikullin.
Shqiperia eshte e para edhe per kapjen e drejtesise fillim e mbarim nga kryeministri dhe Ëashington Times dhe jo vetem ajo e thone shqeto. Kete e konteston kryeministri se ketu ka hallin e madh se e di mire qe drejtesia vonon, por nuk harron…dhe nuk do te harroje cfardo qe te beje ai.
Shqiperia eshte e para edhe per pasjen e nje kryeministri te çmendur. I cmendur se i duket sikur udheheq boten,i cmendur se tallet me urine e shqiptareve,i cmendur se qesh kur i thone qe 60% e te rinjve duan te largohen nga ky vend,i cmendur kur zgerdhihet se 53% e shqiptareve duan te ikin,i cmendur se duartroket kur kriminelelet rrembejne parate publike dhe zaptojne zyrat e shtetit,i cmendur se eshte gati te shese edhe Shqiperine edhe Kosoven./ CNA.al

Lajmet e fundit nga