LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Google ndjek Facebook/ Bllokon 80 kanale në youtube

25 Gusht 2018, 21:34, Aktualitet CNA
Google ndjek Facebook/ Bllokon 80 kanale në youtube

Google ashtu si Facebook, ka nisur aksionin për pastrimin e siteve të huaja, të cilat keqinformojnë publikun amerikan.

Deri më tani janë bllokuar më shumë se 80 kanale në Youtube, të cilat akuzohen për lidhje me Rusinë dhe Iranin.

Njoftimi është bërë nga Kent Walker, zv. president i Google për çështjet globale, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

?Ne kemi njoftuar ligjvënësit e SHBA dhe kemi zbatuar ligjin në lidhje me rezultatet e hetimit tonë,? tha Ëalker në postimin e tij.

Ndërkohë kompanitë e mëdha kanë qenë nën presion për të mbrojtur vendet e tyre nga përpjekjet e agjentëve ët huaj për të shkaktuar kaos dhe ndikim në zgjedhje.

Ky aksion i Google vjen pas fshirjes së qindra llogarive në Twitter dhe Facebook, të cilat mendohej se kishin lidhje me Iranin dhe Rusinë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga