LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- Gjermania në luftë me flakët/ Qindra zjarrëfikëse në vendngjarje

25 Gusht 2018, 17:43, Aktualitet CNA
Foto- Gjermania në luftë me flakët/ Qindra zjarrëfikëse

Një zjarr i madh përfshiu periferinë e Berlinit në Gjermani ditën e enjte, duke djegur 400 hektarë pyje.

Mësohet se vatra e zjarrit ka qenë në qytetin e Brandenburgut.

Në terren u angazhuan 400 forca zjarrëfikëse, të cilat poluftojnë ende me flakët.

Ndërkohë forcat e shpëtimit bënë evakuimin e banorëve në 3 fshatrat  aty pranë, shkruan VOA.

Në  Klausdorf dhe Tiefenbrunnen, zjarrëfikësit po vazhdojnë  me flakët, pasi zjarri është ende aktiv, ndërsa banorët e Frohnsdorf-it, janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Hetuesit gjermanë kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë dyshimet e deritanishme, flasin për një zjarrvënie të qëllimshme. /CNA.al

Lajmet e fundit nga