LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë po ndodh në kampin socialist/ Veliaj merr frenat e PS –së?!

25 Gusht 2018, 15:50, Aktualitet CNA
Çfarë po ndodh në kampin socialist/ Veliaj merr frenat e PS

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, është lakuar si socialisti më potent për ti zënë vendin kryeministrit Edi Rama.

Në mbledhjen qeveritare që u mbajt në Vlorë, ka qenë i pranishëm dhe Erion Veliaj.  Mbledhja ka qenë e mbyllur, por  syrit të mediave nuk i ka shpëtuar prania e Veliajt.

Ky i fundit, është takuar me kryeministrin Edi Rama, sëbashku me një grup të ngushtë zyrtarësh socialistë.

Pasi janë larguar të gjithë ministrat, në takim me kryeministrin Rama kanë mbetur kryebashkiaku Erion Veliaj, krye-parlamentari Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamantar socialist Taulant Balla, si dhe drejtuesi organizativ i PS, Bledi Çuçi.

Në media u raportua se ky do të jetë grupi që që do të përzgjedhë kandidatët për kryebashkiakë, për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Prania e kryebashkiakut Erion Veliajt, sot u komentua si një sinjal konfirmimi për të rikandiduar për një mandat të dytë në Tiranë. Por në fakt rikandidimi i Veliajt në Tiranë,  është konfirmuar që më herët nga Rama.

Pas  këtij takimi, duket se fshihet përgatitja e Veliajt për të marrë në dorë frenat e PS ?së. Sado që Veliaj nuk e ka pranuar hapur, sinjalet dhe veprimet e tij tregojnë të kundërtën.

Nëse rikthehemi pas në kohë, kujtojmë se ka qenë Pandeli Majko, që tashmë mban detyrën e Ministrit të Diasporës,  i cili ka thënë se kush janë kandidatët për të zëvëndësuar Ramën. Bëhej  fjalë për Erion Veliajn dhe Saimir Tahirin. Ky i fundit është tërhequr për momentin nga politika, ndërkohë që Erion Veliaj e ka rrugën e hapur.

Një tjetër sinjal u dha  në vitin 2016, ku  BBC e cilësonte Veliajn si kryeministrin e ardhshëm.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që shikohet gjerësisht si kryeministër i ardhshëm, thotë se të qënit në një geto nuk ka asnjë avantazh dhe se Ballkani Perëndimor është një geto e rrethuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në shkrimin e BBC, në maj të vitit 2016.

Ndërsa në vitin 2017, kanë qenë mediat italiane që ia kanë përçuar mesazhin e Veliajt, kryeministrit Rama.

Përmes një artikulli, gazeta italiane “Corriere della Sera?, shprehej, se Veliaj synon që të marrë postin e Edi Ramës.

Bëhet fjalë për një shkrim, ku flitej  për planin rregullues të Tiranës.

?Plani i riorganizimit (edhe konceptual) i kryeqytetit të quajtur ?Tirana 2030?, përfshin edhe lidhjet me aeroportin e vetëm të vendit dhe portin e Durrësit, transportin dhe shërbimet publike, zonat e gjelbra dhe korridoret ekologjike, ky i fundit kaq shumë i dëshiruar nga Erion Veliaj, ish ministri i qeverisë Rama, tani kryebashkiaku i qytetit, që pretendon të kthehet në qeveri si kryeministër?, shkruante në vitin 2017 gazeta  ?Corriere della Sera?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga